Një hap larg suksesit të parë në Serie A, Como dhe Bologna barazojnë 2-2! Sot në fushë Juventusi dhe Milani

Një hap larg suksesit të parë në Serie A, Como dhe Bologna barazojnë 2-2! Sot në fushë Juventusi dhe Milani

Como 2-2 Bologna

Futbolli italian nisi këtë të shtunë me javën e katërt. Në 15:00 Como dhe Bologna barazuan 2-2. Po sot në fushë zbresin Juventusi dhe Milani, në orare të ndryshme.

Në "Giuseppe Sinigaglia", vendasit e Comos ende nuk e kanë shijuar fitoren e parë pas rikthimit të tyre në Serie A pas 23 vitesh. Vetëm 2-2 me Bolognan, që barazoi në limite. Ndeshja nisi mirë për vendasit e Fabregas, me Casale që i dha epërsinë Comos me autogolin e tij. Në pjesën e dytë Cutrone shënoi për 2-0, teksa u duk se Como kishte siguruar tri pikët. Bologna s'u dorëzua dhe Castro shënoi golin e parë, para se Iling Junior në minutën 90+1 të barazonte gjithçka për 2-2.

Serie A, java 4:

15:00 Como 2-2 Bologna

18:00 Empoli - Juventus

20:45 Milan - Venezia

Renditja:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka pasur sukses 'Tempulli' në kapjen e shpërndarësve të drogave në shkolla?



×

Lajmi i fundit

Miratohet nga ISSH indeksimi i pensioneve me 4.1%, javën tjetër merr ‘vulën’ në qeveri! Ja sa rriten pensionet për mbi 770 mijë përfitues 

Miratohet nga ISSH indeksimi i pensioneve me 4.1%, javën tjetër merr ‘vulën’ në qeveri! Ja sa rriten pensionet për mbi 770 mijë përfitues