Sjellja jo e mirë e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ndaj bashkëshortes së tij Melania është bërë virale në rrjetet sociale.

Por Twitter i ka ardhur në ndihmë Zonjës së Parë, Melania Trump me një hashtag për të. Hashtagu #FreeMelania ka mbledhur të gjitha shprehjet e trishtuara të zonjës së parë, në mbështetje të saj, duke kritikuar gjestet e presidentit të sapo zgjedhur të Amerikës në lidhje me të.

Videot e postuara në Twitter bëjnë gjithashtu një krahasim mes sjelljes jo të mirë të Trump, dhe sjelljes plot dashuri të Obamës ndaj Mishelle. 


Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com