'Një histori për koronavirusin', filmi shqiptar i realizuar nga të rinjtë

Një grup të rinjsh në Tiranë kanë realizuar në këtë pandemi botërore një film me metrazh të shkurtër për virusin vdekjeprurës.

Mesazhi i kushtohet bluzave të bardha, të cilët janë në vijën e parë të luftës me Covid-19. Një shqiptar me banim në Angli rikthehet në vendlindje dhe pa e ditur se është mbartës i virusit infekton të parët familjarët dhe më pas fqinjët e tij.

Xhirimet tregojnë Shqipërinë në karantinë, luftën me armikun e padukshëm, masat qe ka marrë qeveria. Gjendja bëhet serioze ne Shqipëri, deri sa një nënë mjeke, gjendet në dilemë midis betimit të Hipokratit dhe realitetit. Midis përkujdesjes për foshnjën disa muajshe, të cilën e ushqen edhe me gji, ajo vendos  te jetë në krye të detyrës dhe të ndërpres lejen e lindjes.

Filmi u shfaq premierë në Repolitix i realizuar nga Ermal Qori, por mund ta ndiqni edhe në Youtube me titullin “Covid-19”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë