25 marsi nuk do të jetë një ditë feste për të gjithë kryebashkiakët aktualë të Partisë Socialiste, pasi disa prej tyre nuk do të rizgjidhen për të rikanduar për një tjetër mandat në zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 majit. Megjithatë pjesa më e madhe e 'flotës' së kryebashkiakëve duket se do të mbreten të kënaqur. Përmes burimeve Report Tv ka mësuar se Qarku i Tiranës do të mbetet i pandryshueshëm duke i dhënë shansin për rikandimim 5 kryebashkiakëve aktualë, ndërsa zbardhen emrat e mundshëm që përfliten si të preferuar nga socialistët dhe që do t’i prezantohen kryesisë në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë, kur pritet edhe të ketë një vendim, teksa afati i fundit i paraqitjes së listës në KQZ është e hëna e 27 marsit.
Burimet bëjnë me dije se janë ende 7 kandidatë në pikëpyetje dhe që po shqyrtohen kandidaturat, midis tyre, Jorgo Goro kryebashkiaku i Himarës, kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi , kryebashkiaku i Kucovës Kreshnik Hajdari, në pikëpyetje mbetet Bashkia e Bulqizës për shkak të arrestimit të ish kryetarit Lefter Alla. Ende nuk informacion nëse do të ketë një mundësi tjetër për Fredi Kokoneshin në Divjakë dhe Rajmonda Balilajn në Patos.
Risi në këtë garë do të jetë kandidati Ermal Dredha i cili pritet të jetë emri i përzgjedhur i Edi Ramës për të zëvendësuar Dritan Lelin për Bashkinë e Vlorës. Ndërkohë që deputeti Besjan Ajazi do të kandidojë në Bashkinë e Gramshit dhe një tjetër deputet që pritet të lëri mandatin për të sfiduar kundërshtarët në bashkinë e Shkodrës është Benet Beci. Sipas burimeve PS ka preferuar që në Bashkinë Librazhd të futet në garë me një emër të ri, njëjtë do të veprohet edhe në Sarandë ku pjesë e garës do të jetë kandidati Olti Caci. Po e njëjta formulë do të ndiqet në Krujë me kandidatin Redon Roshin, në Has me kandidatin Halit Mulaj, Konispol me kandidatin Erges Dule dhe Bashkia Peqin me kandidatin Bukurosh Maçi. Përveç Tiranës, 100% emra të konfirmuar do të jenë në 3 qarqe të tjera të rëndësishme, si në Korçë, Gjirokastër dhe Lezhë.
Bashkitë me pikëpyetjet më të mëdha
Bashkia Kuçovë – E papërcaktuar, priten ndryshime
Bashkia Ura Vajgurore - E papërcaktuar, priten ndryshime
Bashkia Bulqizë – E papërcaktuar
Bashkia Himarë - Jorgo Goro, në pikëpyetje
Bashkia Divjakë-E papërcaktuar
Bashkia Patos - E papërcaktuar
Bashkia Librazhd - Ermal Kurti ose Mariglen Disha
Emrat e kandidatëve socialistë për kryebashkiakë që pritet të konfirmohen nga Kryesia e PS dhe bashkitë në dyshim
QARKU SHKODËR
Bashkia Shkodër - Benet Beci
Bashkia Fushë-Arrëz - Franc Tuci
Malësi e Madhe - Tonin Marinaj
Bashkia Pukë - Gjon Gjonaj
Bashkia Vau i Dejës – Kristjan Shkreli
QARKU KUKËS
Bashkia Has - Halit Mulaj
Bashkia Kukës - Safet Gjici
Bashkia Tropojë - Rexhe Byberi
QARKU LEZHË
Bashkia Kurbin - Majlinda Cara
Bashkia Lezhë - Pjerin Ndreu
Bashkia Mirditë - Ndrec Deda
QARKU TIRANËBashkia Tiranë - Erion Veliaj
Bashkia Kamëz - Rakip Suli
Bashkia Kavajë - Redjan Krali
Bashkia Vorë - Blerim Shera
Bashkia Rrogozhinë - Edison Memolla
QARKU BERAT
Bashkia Berat - Ervin Demo
Bashkia Kuçovë – E papërcaktuar, priten ndryshime
Bashkia Poliçan - Adriatik Zotkaj
Bashkia Skrapar - Adriatik Mema
Bashkia Ura Vajgurore - E papërcaktuar, priten ndryshime
QARKU DIBËR
Bashkia Bulqizë – E papërcaktuar
Bashkia Peshkopi – Rrahim Spahiu
Bashkia Klos - Ilmi Hoxha
Bashkia Mat - Agron Malaj
QARKU VLORË
Bashkia Vlorë – Ermal Dredha
Bashkia Selenicë - Dhimitër Kapaj
Bashkia Delvinë - Majilinda Qilimi
Bashkia Finiq - Kristo Kiço
Bashkia Himarë - Jorgo Goro, në pikëpyetje
Bashkia Konispol - Erges Dule
Bashkia Sarandë - Olti Caci
QARKU ELBASAN
Bashkia Elbasan- Gledian Llatja
Bashkia Belsh - Arif Tafani
Bashkia Cërrik - Andis Sala
Bashkia Gramsh – Besjan Ajazi
Bashkia Librazhd - Ermal Kurti ose Mariglen Disha
Bashkia Prrenjas - Nuri Belba
Bashkia Peqin-Bukurosh Maçi
QARKU FIER
Bashkia Fier - Armando Subashi
Bashkia Divjakë-E papërcaktuar
Bashkia Lushnje - Eriselda Sefa
Bashkia Mallakastër - Qerim Ismaili
Bashkia Patos - E papërcaktuar
Bashkia Roskovec - Majlinda Bufi
QARKU GJIROKASTËR
Bashkia Gjirokastër - Flamur Golemi
Bashkia Tepelenë - Tërmet Peçi
Bashkia Dropull - Dhimitraq Toli
Bashkia Këlcyrë - Klement Ndoni
Bashkia Libohovë - Leonard Hide
Bashkia Memaliaj - Gjolek Guci
Bashkia Përmet - Alma Hoxha
QARKU KORCË
Bashkia Korçë - Sotiraq Filo
Bashkia Kolonjë - Erion Isai
Bashkia Devoll - Eduard Duro
Bashkia Maliq - Gëzim Topçiu
Bashkia Pogradec - Ilir Xhakolli
Bashkia Pustec - Pali Kolefski
QARKU DURRËS
Bashkia Durrës - Emiriana Sako
Bashkia Krujë – Redon Roshi
Bashkia Shijak - Elton Arbana
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2079
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Fjala e PLOTË e Ramës për Shtetin Bektashi: Testament kombëtar, jo sekt fetar! Qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur
25 Janar, 14:01
-
Shteti Bektashi, Rama: Status si Vatikani, një emblemë nga e cila s'keni pse trembeni! Nuk erdhën këtu me ushtarë, janë komunitet drejt shuarjes
25 Janar, 12:51
-
Rama podcast me profesorin e PD që 'nuk i jep votën': Pavarësia e drejtësisë?! Skandaloze, gjyqtarët i rritën pagat vetes
25 Janar, 10:43
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Me izraelitët e kthejmë QSUT në qendër ekselence! Rastet e rënda të fëmijëve do kurohen në Izrael
24 Janar, 11:37
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
FOTOLAJM/ Aleks Soros takohet me kryeministrin Rama në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha
23 Janar, 18:42
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
Me ate zgjedhjen e çunave te Dubait e keni qare komplet, iku nje anonim nga Bashkia e Vlores e na sollet nje tjeter. Ku i gjeni keta Dredhat mor aman me mikroskop i kerkoni
PërgjigjuHaha sh bukur. Po raporti i DASH ku eshte???
PërgjigjuNe Himare po nuk i zgjodh Jorgo Goro, sigurisht PS e ka te humbur bashkine. Jorgua eshte garanti qe do fitoj. Ne kete Bashki me sa digjohet PS e Himares ka shoqeri me Fred Belerin, po ketu duhet te jap pergjigjen Edi Rama edhe te vendos Jorgon si kandidat sepse e ka te fituar bashkine. Jorgon e duan gjithe Himariotet, edhe kete duhet ta mar parasysh kryeminstri.
PërgjigjuO njeres Gezim Topciu e ka heren e 5 qe kandidon , babain tuaj ta kishit do ju ishte merzitur. A e kuptoni sa thelle kane shkuar rrenjet e tyre. Po shkateroni Shqiperine me voten tuaj .
PërgjigjuUrim mos do xhelal mziun qe donte pilaf.
PërgjigjuUrime skuadres brilante "KoRRupsionisti"!
Përgjigju