Një jetë, duke pikturuar filmin, Shyqyri Sako: Sot s’ka më filma shqiptarë (VIDEO)

Pllakate origjinale, vizatime, portrete edhe piktura të “Artistit të Merituar”, Shyqyri Sakos, i cili i ka realizuar gjatë 50 viteve krijimtari artistike në ish-Kinostudion “Shqipëria e Re”, janë ekspozuar për publikun në Qendrën për hapje edhe Dialog. Rreth 90 pllakate të filmave (posterat), prodhime origjinale, por edhe vizatimet dhe pikturat, që janë frymëzime nga filmat ekspozohen, si reflektime nostalgjike që risjellin me shumë kujdes dhe durim momente interesante nga disa filma. Piktori Shyqyri Sako teksa kujton takimet e para me artin, studimet në Moskë, ndalet edhe tek krijimtaria e tij artistike në kinematografinë shqiptare.

“Kthimi nga Moska për mua ishte një armë, sepse atë që unë mësova atje do ta jepja në Kinostudio për ata që nuk kishin fatin tim, që të mësonin teknikën e filmit edhe artin e kinematografisë. Piktori më i madh rus, ai që ka pikturuar filmin “Skënderbeu’, Shpineli ka qenw pedagogu im nw Moskw. Ai thoshte, që kisha talent, prandaj duhet qw tw punoja se do të bënte piktor të madh. Por kur u prishën marrëdhëniet, unë u ktheva këtu. Mësimet e tij më vlejtën shumw. Ndërsa, për herë të parë në ish- Kinostudio më ftoi Kristaq Dhamo që të bëja kostumet në filmin “Detyrë e Posaçme”, rrwfen piktori Shyqyri Sako.

“Njësiti Gueril” (1969), “Kapedani” (1972), “Rrugë të bardha” (1974), “Dimri i fundit” (1976), “Tomka dhe shokët e tij” (1977), “Mësonjëtorja” (1979), “Fundi i një gjakmarrjeje” (1983), “Shpella e piratëve” (1990), “Përdhunuesit” (1994) etj., janë disa nga posterat, që rrëfejnë punën e palodhur të Sakos. Por, që sot sipas tij, jo vetëm piktorë filmi, që nuk ka më, por nuk ka as prodhime cilësore kinematografike shqiptare

“Ka raste kur aktori e ndjente rolin, prandaj edhe suksesi është sukses. Në film aktori duhet që të jetë i besueshëm, sytë e tij janë në kamera, edhe loti është real. Arrihet deri atje, sa edhe zemra e tyre të ndihet, nëse është brenda rolit. Neve e dashuruam kinematografinë, nuk pyetëm sa është rroga apo dieta, e bëmë me shpirt. Ne ishim atdhetar, menduam të bëjmë diccka që të mbetet për këtë popull. Prandaj atje ku filmat kanë qenë me vërtetësi duket. Pas viteve ’90 nuk ka më filma, më falni, por filma nuk kam parë. Bëjnë disa filma, por trajtojnë probleme të lehta. Kinematografia jonë ka zbërthyer problemet e këtij populli”, thotë piktori Shyqyri Sako, teksa përfundon, se as piktorë filmi sot nuk ka më, prandaj mbetet fatkeqësi e madhe, që u shpërbë ish- Kinostudio.

Ekspozita e veçantë që sjell punën e artistit, duke e cilësuar, si piktori i parë profesionist i filmit shqiptar, është mbështetur edhe nga Arkivi Qendror Shqiptar i Filmit (AQSHF).


Biografia

Shyqyri Sako lindi në vitin 1937 në Kolonjë. Mësimet e para për vizatim i mori në “Shtëpinë e Pionierit” në Korçë nga piktori Guri Madhi dhe në “Shtëpinë e Kulturës” nga Vangjush Mio. Në vitet 1951-1955 kreu Liceun Artistik “Jordan Misja”. Më 1958 nisi studimet e larta në Institutin e Kinematografisë “VGIK” në Moskë, ku studio tre vite. Pas ndërprerjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, Sako kthehet në Tiranë dhe diplomohet në vitin 1962 si piktor filmi në Institutin e Lartë të Arteve. Gjatë periudhës 1962-1997 punoi në Kinostudion “Shqipëria e Re” duke realizuar skenografi, kostume dhe pllakate të filmave shqiptarë. Si piktor kostumesh dhe më pas si piktor i rreth 40 filmave artistikë ai ka dhënë një kontribut të çmuar në historinë e kinematografisë shqiptare. Sako, mund të konsiderohet si një ndër artistët që hodhi themelet duke krijuar fizionominë e dekorit në filmin shqiptar.

 

v.d./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja me Bashën, jeni pro apo kundër rikthimit të Sali Berishës në krye të PD-së?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Ekspertët e INSTAT: Shqipëria, me nivelet më të larta të emigrimit të “trurit”, po varfërohet vendi