Një kontroll në doganë, më pak radhë në Qafë-Thanë

Report TV kreu një vëzhgim paraditen e 1 gushtit në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, ku pritja për udhëtarët nuk zgjat më shumë se 30 minuta.

“Në Durrës po shkoj, këtë vit s'ka pasur rradhë, as pritje” thotë një qytetar.

Në Golem për pushime. Jo nuk presim në doganë. Prej 1994 shkojmë cdo vit. Unë jam mërgimtar jam mësuar me radhët, por këtë vit është më lirshëm, tregon një qytetar tjetër 

Kanë ardhur në Shqipëri për të kaluar pushimet verore dhe destinacioni i tyre janë qytetet bregdetare.

“Në Durrës po shkojmë. ka pak vonesa, por jo shumë”  tregon një qytetar tjetër

“Unë jam duke udhëtuar drejt Durrësit. Është hera e parë që kaloj në këtë doganë dhe jam vonuar afërsisht 30 minuta”.

Një ditë më parë gjatë takimit me homologun Kovacevski, Kryeministri Rama theksoi se “One stop shop” parashikon unifikimin e doganave shqiptaro-maqedonase. Përmes “Qafë-Thanës” kanë hyrë 12 mijë shtetas, gjatë tre ditëve të fundit, pjesa më e madhe turistë që frekuentojnë plazhet shqiptare.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it