Shqipëri – Maqedoni e Veriut me pikë të përbashkët kontrolli në Qafë Thanë, Rama: Synojmë unifikimin e doganave! Kovaçevski: S'na duhen kufijtë

Nga sot (31 korrik 2023  në Qafë Thanë hyri në fuqi programi i ri kufitar “Një ndalesë – Një kontroll”, i cili “zhbën” kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe lehtëson qarkullimin e njerëzve dhe mallrave me procedura shumë të thjeshtuara.

Kjo do të thotë se do të ketë vetëm një kontroll të përbashkët kufitar duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve nga të dyja vendet, por edhe i kompanive që transportojnë produkte në këtë pikë kufitare.

I shoqëruar nga homologu i tij Dimatar Kovaçevski, Kryeministri Edi Rama theksoi se kjo pikë e re lehtëson zhvillimin e shkëmbimeve tregtare mes vendeve.

“Ky është një moment i rëndësishëm për të gjithë ata që kalojnë nga kjo pikë kufitare, qofshin individë apo kompani që shkëmbejnë mes dy vendeve. Është një moment i rëndësishëm sepse më në fund ua lehtësojmë në mënyrë të konsiderueshme kalimin në këtë pikë dhe patjetër i japim një shtysë të mëtejshme jo vetëm shkëmbimeve tregtare, por edhe zhvillimit të marrëdhënieve tona në tërësi pa harruar edhe zhvillimin e turizmit”, tha kryeministri Rama i pranishëm në ceremoninë e organizuar sot në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Shqipëria këtë vit po përjeton një fluks të madh të turistëve dhe kjo nismë është pjesë e rë për transformimim në funksion të lehtësimit të kalimit të kufijve.

"Shqipëria këtë vit po përjeton impakt të jashtëzakonshëm të transformimit të saj. Si asnjë vit më parë fluksi i turistëve, por dhe numri i investitorëve të mëdhenj ndërkombëtarë te interesuar për të investuar në industrinë e turizmit në Shqipëri, së bashku me shqiptarët e diasporës apo dhe me ata që banojnë në Shqipëri është realisht tejet inkurajues” tha kryeministri Edi Rama.

Me heqjen e kësaj pengese, tashmë do të ketë përfitime të mëdha ekonomike për dy vendet nënvizon kryeministri i Maqedonisë

"Sot ne jemi shembull sesi duhet të jenë dy shtete fqinje. Me anë të kësaj ne lehtësojmë tregtinë e 11 kompanive. Kështu ne mundësojmë qasje më të lehtë, në portin shqiptar dhe drejt pikave turistike të Shqipërisë por dhe pikave turistike të Maqedonisë" u shpreh kryeministri maqedonas.

Ndërkohë Rama tha se kjo nismë duhet të vijojë më tej drejt lëvizjes së lirë, dhe kontrollit të rastësishëm të automjeteve.

Dua të shpresoj që të dyja ministritë e Brendshme do të kalojnë në një tjetër nivel në këtë periudhë piku të këtij sezoni dhe në sezonet e tjera verore për të bërë kalimin pa kontroll, apo më saktë me kontroll të rastësishëm të makinave të targuara republika e Shqipërisë dhe e Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të lehtësohet edhe më shumë qarkullimi.  Ky është një hap i rëndësishëm, por qëllimi final është unfikimi i doganave, që do të vijë më integrimin e plotë të Shqipërisë dhe RMV në BE, por ne nuk kemi pse presim BE për të avancuar këtë ide. Ta bëjmë hapësirën mes nesh një hapësirë që bashkëjetohet apo bashkëveprohet në BE pa qenë në BE"

Vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti në Shqipëri kanë hyrë nga Qafë Thana mbi 770 mijë shtetas, mbi 352 mijë automjete.

Brenda 5 viteve gati Korridori 8
Kryeministri Rama dhe homologu i tij Kovaçevski e quajtën këtë pikë të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm tregtar, ndërsa njoftuan se brenda 5 viteve do të jetë gati edhe Korridori 8.

Edi Rama:“Kemi bërë shumë përpjekje për rizgjimin e këtij projekti si pjesë e një të shkuare të ish-rrugës Egnatia dhe si pjesë e rrjetit evropian të infrastrukturës. Kjo na jep një tjetër energji pozitive dhe një tjetër burim mbështetje nga BE. Presim dhe projektin që lidh Bunën përmes urës së re me Balldrenit dhe kështu do të kemi një korridor të standardeve evropiane.” 

Dimitar Kovaçevski: “Për 5 vite do të kemi infrastrukturën më të mirë në Ballkan. Ky korridor mund të ketë financim në BE dhe do të mundësojë realizimin e hekurudhës. Unë jam një prej atyre që përsërit se nuk na duhen në kufi. S’ka në BE s’ka pse të ketë asnjë Ballkan. Marrëdhëniet dypalëshe janë më të mira se kurrë. 

Vendimi për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-Thanë u miratua në mbledhjen e dy qeverive mbajtur më 14 nëntor 2022.

Marrëveshja e bashkëpunimit policor, përcaktohen kushtet dhe mënyrat e ndërtimit të strukturave të përbashkëta hetimore, të tipit “task force”, për luftën kundër krimit të organizuar, gjë që mundëson shkëmbimin e shpejtë të informacioneve dhe ndërmarrjen e veprimeve operacionale. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:50
Rama flet për punimet në Korridorin 8: Puna është ndarë në 4 pjesë, po hapen kantiere të tjera

 

Kryeministri Edi Rama ishte në Qafë Thanë, aty ku sot hyn në fuqi programi i ri kufitar "Një ndalesë - Një kontroll" mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, program ky i cili do të lehtësojë lëvizjen mes vendeve.

Gjatë fjalës së tij Rama përmendi punimet në Korridorin 8, një projekt madhor, që siç bëri me dije ai po e çojnë para bashkë me Maqedoninë e Veriut.

“Në dy anët e kufirit tanimë po punohet konkretisht në terren për ndërtimin e këtij korridori. Ne kemi dy kantiere të hapura dhe jemi në prag të hapjes së dy kantiereve të tjera sepse e kemi ndarë në 4 pjesë ndërtimin e Korridorit 8 dhe kemi bërë shumë përpjekje për rizgjimin e këtij projekti si pjesë e një të shkuare të ish-rrugës Egnatia dhe si pjesë e rrjetit europian të infrastrukturës. Ka qenë shumë e vështirë dhe më në fund ja kemi dalë në Samitin e Tiranës mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian dhe kjo na jep një tjetër energji pozitive, por na jep dhe një tjetër burim të rëndësishëm mbështetje nga Bashkimi Europian e për këtë arsye kemi pasur dhe para pak ditësh një sait në Romë me ministrin e Jashtëm të Italisë, të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë,” – u shpreh Rama.

Kryeministri soli në vëmendje dhe punimet për Korridorin Blu ku janë në prag të nisjes së punimeve për disa segmente duke filluar nga segmenti Milot-Balldre pastaj duke vazhduar me segmentin Kashar-lekaj, më tutje me Lekaj-Fier.

"Lidhja e Bunës me Balldren përmes urës së re do të jetë gati deri në fund të vitit, pohoi Rama.

Ora 12:38
Rama: Po rritet numri i investitorëve në turizëm! Shqipëria po përjeton impaktin e jashtëzakonshëm të ndryshimit të saj

 

Edi Rama ndodhet sot në Qafë Thanë ku u implementua programi dy ri kufitar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. 

“Sot është një moment i rëndësishëm për të gjithë ata që kalojnë nga kjo pikë kufitare qofshin individë apo kompani që shkëmbejnë mes dy vendeve. Është një moment i rëndësishëm sepse më në fund jua lehtësojmë në mënyrë të konsiderueshme kalimin në këtë pikë dhe patjetër i japim një shtysë të mëtejshme jo vetëm shkëmbimeve tregtare, por dhe zhvillimit të marrëdhënieve tona të tërësi, pa harruar dhe zhvillimin e turizmit.

Shqipëria këtë vit po përjeton një impakt të jashtëzakonshëm të transformimit të imazhit të saj dhe si asnjë vit më parë fluksi i turistëve, por dhe numri i investitorëve të mëdhenj ndërkombëtarë te interesuar për të investuar në industrinë e turizmit në Shqipëri, së bashku me shqiptarët e diasporës apo dhe me ata që banojnë në Shqipëri është realisht tejet inkurajues,” – u shpreh Rama.

Ora 12:37
Shqipëri - Maqedoni e Veriut 'one stop shop' në Qafë Thanë, Rama: Të shkojmë drejt kontrollit të rastësishëm të makinave

 

Kryeministri e quajti një shtysë për zhvillimin e vendit ndërsa nxiti dy ministritë e Brendshme të punojnë drejt një kalimi ka kontroll të makinave.  

“Dua të shpresoj që të dyja ministritë e Brendshme do të kalojnë në një tjetër nivel në këtë periudhë piku të këtij sezoni dhe në sezonet e tjera verore për të bërë kalimin pa kontroll, apo më saktë me kontroll të rastësishëm të makinave të targuara republika e Shqipërisë dhe e Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të lehtësohet edhe më shumë qarkullimi”
 

Ora 12:34
Programi i ri kufitar me Maqedoninë e Veriut, Kovaçevski: BE s’ka kufi, nuk ka pse të ketë as Ballkani! Përfitojnë 11 kompani! Korridori 8 brenda 5 viteve

 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçesvki ka dhënë një deklaratë teksa sot nis implementimi i programit të ri kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kovaçevski thotë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera, e me heqjen e kësaj pengese, tashmë do të ketë përfitime të mëdha ekonomike për dy vendet.

“Rezultati i këtij bashkëpunimi është fakti se sot jemi këtu bashkë në kalimin kufitar Qafë-Thanë ku theksojmë fillimin e start shop. Sot mundësojmë qarkullimin më të shpejtë dhe kalimin e kapitalit më shpejt. Kjo rrit, shoqërimin mes njerëzve diçka që prej një shekulli mungonte mes dy vendeve, Sot ne jemi shembull sesi duhet të jenë dy shtete fqinje. Me anë të kësaj ne lehtësojmë tregtinë e 11 kompanive. Kështu ne mundësojmë qasje më të lehtë, në porte etj. Sot shënojmë fillimin e one stop shop mes dy kalimeve kufitare por do bëhet edhe Korridori i 8, ku për 5 vite do të bëhet realitet. Për 5 vite do të kemi infrastrukturën më të mirë në Ballkan. Ky korridor mund të ketë financim në BE dhe do të mundësojë realizimin e hekurudhës. Anijet do të arrijnë në Strugë ku deri tani nuk e mendonte njeri. Unë jam një prej atyre që përsërit se nuk na duhen në kufi. S’ka në BE s’ka pse të ketë asnjë Ballkan. Marrëdhëniet dypalëshe janë më të mira se kurrë. Ajo që prej nesër vijon është rritja e kapaciteteve të punonjësve këtu por edhe në infrastrukturë, ku pritja  në kufi do të jetë më e pakët.”- thotë Rama.

Ora 12:14
Nga sot Shqipëria e Maqedonia e Veriut nisin kontrollin e përbashkët kufitar, Rama e Kovaçevski monitorojnë së bashki pikën në Qafë Thanë

1690798345_ramakovaevski.jpg

Nga sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisin programin e ri kufitar. Rama ndodhet në Qafë Thanë së bashki me Kovaçevskin për të monitoruar programin.

“Qafë Thanë - Hyn në fuqi programi i ri kufitar  "Një ndalesë - Një kontroll", duke “zhbërë” kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave me procedura shumë të thjeshtuara.”- shkruan Rama.

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Implementimi i marrëveshjeve

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tata: 31/07/2023 12:58

    Kontrolloni investimet sepse mafiet do u marrin frymen si shtet e si popull

    Përgjigju
  • ermal: 31/07/2023 12:35

    Shume mire por me e mira per polullin eshte qe per te shkuar per nje dreke ne Struge apo Oher te mos paguash 40 euro por 10 apo 15 sepse ky eshte lajm ne interes te dy anshem pa le pastaj po te mos paguash qe do te jete nje kryeveper.

    Përgjigju
  • leko: 31/07/2023 11:16

    Kjo eshte gje e mire por me e mira eshte qe siguracioni te behet 15 euro si me malin e zi.

    Përgjigju
  • Arbëri: 31/07/2023 10:36

    Du fashist serborus!

    Përgjigju
    • Alniku: 31/07/2023 12:01

      Me në krye Al-bin Kurtoviç

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale