Një kopësht në Tiranë në
flakë, evakuohen 150 fëmijë

Një zjarr i papritur ka rënë në një kopësht fëmijësh në rrugën Irfan Tomini në zonën e Selitës, por që fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Zjarri ka rënë gjatë drekës dhe fëmijët kanë qënë në gjumë.

Sipas Policisë së Tiranës dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndijë elektrike, duke sjellë djegien e kabujve në mjedisin e brendshëm të kopshtit. Edukatoret e kopështit nr 45 janë detyruar që tu bëjnë thirrje banorëve të lagjes për të larguar fëmijët. 

Në kopshtin nr.45 kanë qënë të pranishëm 150 fëmijë, por asnjëri prej tyre nuk është dëmtuar.

zjarr te kosphti 45 me logo

zjarr te kosphti 45 me logo
​Ndërkohë lidhur me zjarrin ka reaguar edhe Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, duke theskuar se shkëndijat janë shkaktuar nga djegja e automatit. Kjo qëndër i ka bërë thirrje prindërve se mund ti cojnë fëmijët e tyre duke filluar nga dita e mërkurë, pasi defekti ëshhtë riparuar.
zjarr te kosphti 45 me logo

zjarr te kosphti 45 me logo

zjarr te kosphti 45 me logo

zjarr te kosphti 45 me logo
 
Ja njoftimi i policisë Tiranë
Më datë 05.01.2016, në Sallën e Komandimit Tiranë, ka mbërritur një telefonate se në zonën e Selitës , në një mjedis (kopesht për fëmijë) ka rënë zjarr por nuk ka te dëmtuar.
Menjëherë Policia mbërriti në vendngjarje, bëri të mundur nxjerrjen nga kopshti të 150 fëmijëve të cilët nuk kanë pësuar asnjë dëmtim.
Nga hetimet e par dyshohet që zjarri të jetë shkakruar si pasoje e një shkëndijë elektrike, duke shkaktuar djegien e kabujve në mjedisin e brendshëm të kopshtit

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë