Një Lamë belge mund të jetë zgjidhja për ata që vuajnë nga infeksioni i COVID-19

Një Lamë belge mund të jetë zgjidhja për ata që vuajnë nga infeksioni i COVID-19

Shkencëtarët nga Universiteti i Austin, Teksas, Instituti Kombëtar i Shëndetit Amerikan dhe Universiteti i Gentit gjetën në gjakun e këtyre deveve shtëpiake "antitrupin e parë që neutralizon COVID-19".
Autorët zbuluan një antitrup të aftë për të neutralizuar SARS-CoV-1 dhe MERS-CoV-1 në gjakun e bardhë të një lame femër e lindur në Belgjikë katër vjet më parë, por studimet mbi të pushuan kur viruset që shkaktuan SARS dhe MERS ndaluan së qeni një kërcënim.

Tani, me ardhjen e SARS-CoV-2 që u shndërrua në pandemi, shkencëtarët janë përpjekur të testojnë përsëri ... Dhe ka funksionuar... Të paktën në kushte laboratorike. Studimi u botua këtë javë në revistën shkencore të specializuar CELL dhe shpjegon në detaje mekanizmin me të cilin antitrupi i lamës është në gjendje të bllokojë përhapjen e koronavirusit tinëzar. 

Po a do të na shpëtojë një Lamë belge nga koronavirusi? 

Lamat prodhojnë antitrupa të veçantë që speciet e tjerë nuk janë në gjendje t'i krijojnë.
Theodosius Huanca, ndoshta eksperti më i madh në botë në këtë sektor, tha në një intervistë me Efe se ka kohë që dihet se antitrupat e deveve të Amerikës së Jugut kanë karakteristika që i bëjnë ballë shumë koronaviruseve.

Huanca,  thotë se "Antitrupi u izolua në vitin 2016 nga një ekzemplar i imunizuar me molekula të koronavirusit SARS dhe MERS. Ne kemi zgjedhur të punojmë me lama, sepse këto kafshë prodhojnë një lloj të veçantë të antitrupave më të qëndrueshëm se antitrupat klasikë". 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën