Këto ditë Miloti i ka dhuruar këtij vendi një vepër arti. Bëhet fjalë për një skulpturë të quajtur “Çelësi i Cervinares”, me një gjatësi prej 20 metrash.
“Sepse një çelës duhet të përdoret një herë e mirë për të hapur dyert dhe zemrat”, shpjegon “Miloti”.
Në veprat e artistit e hasim shpesh çelësin si simbol, të hapjes ndërmjet kulturave dhe sfumimit të kufijve dhe barrierave përmes artit”, shkruan “La Republica”.
Cervinara është një provincë e Avelinos në rajonin e Kampanias, që shtrihet mes një fushe të gjelbër dhe maleve të Partenios.
Përpos faktit që është një vepër tejet e realizuar artistikisht, skulptura e “Milotit” pritet të hyjë në librin e rekordeve “Guinness”.
Alfred Mirashi, që njihet me emrin e artit si “Milot”, për shkak të qytetit ku ka lindur, në rrethin e Kurbinit, u mirëprit kur ishte vetëm 20 vjeç në provincën italiane.
Këtu nis ngjitja e tij artistike, ku Mirashi doli i pari në Brera, ekspozoi në Maschio Angioino te Napolit, ku familja nga Cervinara e filozofit Bianco edhe djemtë Raffaello e Gjenerali Francesco Bianco e ndihmuan shumë.
Pastaj ai çeli eskpozita në Firence, Romë, Torino, Milano, Venecia e deri në Kinë, duke ngjallur interesin e galerive dhe muzeve më të famshëm në botë.
[gallery]25048[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

FOTO










