Plator Nesturi: Një listë sulmi dhe një listë në mbrojtje

Plator Nesturi: Një listë sulmi dhe një listë në mbrojtje

Lulzim Basha, Edi Rama dhe Monika Kryemadhi

Më së fundmi mbaroi kureshtja se cilët do të jenë emrat që do paraqesin forcat politike në betejën e 25 prillit. Tashmë zaret janë hedhur, regjistrimi në KQZ është kryer dhe së pari mbetet veç të japim opinionet e para të listave, për të cilat të gjitha palët deklarojnë se janë fituese. Pamë tre filozofi të ndryshme të listave që në një farë mënyre na tregojnë dhe qasjen se si I bëjnë fushatës tre partitë kryesore dhe me çfarë marshi hyjnë në garë. Së pari ish LSI që paraqiti ekipin e vet. Ish një listë ky mbizotëronin emrat e rinj dhe ku shpesh si meritë e kandidatit theksohej se ish në vitin e tretë si student. Goxha arritje kjo.

Sidoqoftë, duke krahasuar listën e 10 viteve më parë të LSI ku mbizotëronin figura të rënda, me këtë të sotmen ku mosha mesatare është për ekip të të rinjve të volejbollit, të bën të mendosh se kjo forcë politike po shkon drejt një procesi shndërrimi nga parti drejt një shoqate rinore postkamping. Pa dashur të tregohem si konservator ndaj përfshirjes së tyre në politikë, por gjykoj si shumë hipokrite vënien në listë deputetësh të të rinjve që u takon që punësimin e parë ta kenë si deputetë apo si drejtues institucionesh pikërisht nga dora e ngrohtë e partisë. Këto lloj kapërcimesh nuk I bëjnë mirë as politikës, as shtetit dhe madje as të rinjve të promovuar për të qene pjesë e politikës. Përfshirja në politikë kudo në botë do të thotë angazhim pranë një subjekti por duke vijuar në të njëjtën kohë karrierën profesionale. Dhe prurjet e reja që bëhen në përfaqësim vuajnë gjithmonë nga të rinj me arritje në profesion dhe jo nga qumështorë thjesht me justifikimin që përfaqësojnë moshën e tyre. Përfaqësimin e bëjnë politikat që ndërmerr dhe jo fakti se fut në parlament ndonjë studente që duhet të shkojë të japë provimet pas seancës parlamentare.

Duke vijuar më tej me listën PS ajo çfarë bien ë sy ishte fakti I një rinovimi të madh të grupit që do ta përfaqësojë në parlament. Gjykohej se si parti në qeverisje, Rama do të hidhte sërish grupin me të cilin ka punuar gjatë këtij mandati, porse për surprizë nuk ndodhi kështu/ 64 përqind e listës së vitit 2017 ishte ndryshuar, dhe më e veçanta dhe në mënyrën e renditjes së tyre. Në pjesën më të madhe në vendet e para të listës janë prurje të reja dhe këto me njerëz që jo vetëm kanë pasur arritje profesionale në zonat që jetojnë e banojnë, por duke qenë të parët në renditje, e afrojnë më direkt partinë me elektoratin. Ndërkohë figurat drejtuese politike vendosen në vende pas, dhe pikërisht në kuotat që janë vendosur si pikësynim për marrjen e mandateve. Kjo mënyrë rriskimi e bën listën e PS një listë sulmi, ku gjithkush duke nisur së pari nga drejtuesit politikë të qarqeve, të angazhohen deri në ekstrem për të maksimalizuar votën dhe rezultatin për çdo mandat deputeti. Nuk është ndjekur skema e zakonshme ku drejtuesit janë në krye të listës, e ku gjithsesi, pavarësisht rezultateve ngjitëse apo zbritëse, e kanë të siguruar vendin në parlament.

Në të kundërt të kësaj, lista që paraqet PD duket si listë në mbrojtje. Jo thjesht për faktin se drejtuesit politikë kanë siguruar vendet e para të komfortit për çdo qark, por edhe për një lloj ngeshmërie në hartimin e tyre. Për gjithkënd nga analistët, edhe në rastin më të mirë për të mos i sharë asgjë, lista e PD ishte e vakët dhe që nuk përcjell asnjë ndjesi. Mendohej se një parti që kërkon pushtet do të paraqiste një listë bombë e më atraktive për elektoratin, por sërish Basha nuk zhgënjeu në monotoninë rutinore të gjërave që ndjek. Çka tregon se ai ende nuk e zotëron plotësisht situatën brenda PD, që paraqitet ende me probleme edhe pas shizmace të fundit të krijimit të partive të reja të djathta, por dhe për vetë shkallën e madhe të pakënaqësisë që u krijua pas publikimit të listave.

Nga ana tjetër, ankthi i Bashës për të plotësuar listën me emrat që i do apo që i imponohen, bën që në to të vihen kandidatë tek të cilët elektorati nuk e gjen veten. Rasti I Vlorës kur kryesia e PD e qytetit bregdetar, një ditë pas publikimit të listës, debaton ashpër dhe kërcënon se do të japë dorëheqje në grup nëse nuk ndryshohet lista, pasi në të nuk asnjë vlonjat, është shembulli më i qartë se sa pa studim është realizuar përfaqësimi i kandidatëve. Por dhe sa larg elektoratit ka mbetur PD. Krahasimi më i mirë i listave midis kundërshtarëve është ajo listës së Tiranës. Vetëm të shohim 10 emrat e para për çdo parti, si për PS dhe për PD për të parë ndryshimin e madh midis tyre. Ndërsa PD shkon në motoninë e emrave që përfaqësojnë gjithë opozitën e bashkuar, pra të të gjithë numrave 1 të partive që janë në koalicion, përballë tyre lista e PS me dy emra profesionistësh që s’kanë patur lidhje me politikën, ajo e zonjave Çomo dhe Bozo.

Dy zonjave që përfaqësojnë dhe dy nga betejat me të cilat është hasur vendi në këto dy vjet, me tërmetin dhe me pandeminë ku trupa e mjekëve dhe infermierëve janë ende në krye të betejës që vijon. Pra përballë listës së Njëshave vihet lista e njerëzve të thjeshtë e me arritje profesionale. Dhe kjo ndodh në çdo qark. Ndërkohë si Rama, ashtu dhe drejtuesit e tjerë, Gjiknuri, Balla, Majko, Ruçi e të tjerë vendosen në vendet e rriskut, pikërisht për të shtyrë të gjithë drejt fitores, në fund të fundit, bariu rri në fund të tufës, qeni në fillim të saj.

M.Q./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës