Sheqeri është i dëmshëm për shëndetin, por paska një anë të mirë të cilën me sigur nuk e keni ditur.
Një eksperte e estetikës thotë se sheqeri mund të bëjë mrekulli për flokët tuaj, nëse shtoni vetëm një lugë në shampon tuaj.
Dr. Francesca Fusco, dermatologe tek klinika “Wexler Dermatology” në SHBA, sugjeron që të shtoni sheqer në shampo në mënyrë që të keni flokë më të shëndetshëm dhe më të fortë.
Gjatë një intervistë për “Marie Claire”, Dr. Fuscom shpjegon se shtimi i një luge sheqer në shampo rregullisht heq qelizat e vdekura nga skalpi i kokës dhe e pastron atë.
“Duke hequr qelizat e vdekura të lëkurës, hiqen të gjitha papastërtitë dhe lëkura bëhet më e pastër dhe më e butë, në të njëjtën kohë”, shprehet Fusco.
Gjithashtu ekspertja rekomandon që ta përdorni sheqerin në çdo katër larje, në mënyrë që të shmangni shtresëzimin e tepërt (heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës).
Një tjetër këshillë në lidhje me përdorimin e sheqerit në shampoo nga vjen nga Hiro Miyosh, stilist I famshëm dhe proar i sallonit Hiro Miyoshi Hair & Beauty.
“Skalpi i kokës është po aq i rëndësishëm sa flokët, mos edhe më shumë. Nëse ai neglizhohet, mund të pengojë daljen e flokëve të reja. Duke shtuar një lugë gjelle sheqer, pastroni me kujdes skalpin ndërsa e lani me shampo, dhe hiqni çdo qelizë të vdekur të lëkurës ose papastërti. Në këtë mënyrë flokët bëhen më të shëndetshme dhe të payndyrshme”, shprehet Miyoshi në një intervitë për MailOnline.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com