Një automjet ngjyrë e kuqe merr papritmas flakë në rrugë.

Ndodhemi në sheshin ‘Wilson’ në Tiranë ndërsa episodi ndodh në orën 14:20 minuta. Në këtë video të siguruar nga Report TV dallohet momenti kur nga kofanoja e makinës tip Hyndai del tym.

Tymi që del fillimisht nga automjeti në lëvizje bën që drejtuesi ta braktisë menjëherë dhe të largohet me shpejtësi. Më pas makina ndizet në flakë dhe persona të rastit njoftojnë zjarrfikësen për situatën në fjalë.

Në vendin e ngjarjes janë edhe disa oficerë Police të cilët përpiqet gjatë gjithë kohës që ti hedhin kova me ujë makinës, në mënyrë që flakët të mos përhapen. Gjithashtu edhe qytetarët kanë hedhur kova me ujë. Shkak i flakëve dyshohet se është një defekt teknik. Nga flakët nuk ka asnjë person të lënduar dhe me mbërritjen e zjarrfikëses, situata u normalizua.

[gallery]22023[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)