Tiranë/9/Dhjetor/ ATSH Vepra dhe aktiviteti artistik letrar e kinematografik i Marguerite Duras përkujtohet në kuadër të vitit Duras në të gjithë botën frankofone. Prof. Dr. Saverina Pasho, organizatore e kësaj mbrëmjeje, në bashkëpunim me BKSH-në dhe Aleancën Franceze, krijojnë mundësinë e një dialogu virtual me veprën e shkrimtares. Aktiviteti zhvillohet në Biblioteken Kombëtare, sot pasdite.
Marguerite Duras lindi në Vietnamin e jugut dhe humbi babain në moshën 4 vjeç. Me kursimet e familjes u ble një ngastër në Kamboxhia, por e gjitha humbi brenda një stine të vetme përmbytjesh. Si rezultat i kësaj katastrofe nëna e saj vdiq.
Pas shkollës së mesme në Saigon, Duras la Indokinën për të sudiuar drejtësi në Paris. Në atë periudhë punoi si sekretare e ministrit francez të Kolonive nga 1935 deri në 1941, përpara se të bëhëj një shkrimtare.
Ajo shkroi 34 novela, nga 1943 deri në 1993, dhe u bë një pjesë e e qenësishme e elitës intelektuale të Parisit. Përveç të shkruarit ajo gjithashtu drejtoi (si regjizore) rreth 16 filma. Për filmin "Kënga indiane" (1975) fitoi "Grand Prix" të Akademisë franceze të kinemasë. Ajo ka deklaruar se ka shpëtuar jetën e Presidentit francez François Mitterand gjatë luftës së dytë botërore, kur ai ishte pjesë e trupave të rezistencës dhe mbeti një mike e vërtetë përgjatë gjithë jetës me të. Novela e saj më e njohur është "Dashnori", historia e një vajze nga një familje e varfër franceze në Indokinë e cila bëhet dashnorja e një prej djemve më të pasur të Indokinës së asaj kohe.










