'Një mrekulli e Krishtlindjeve', ish-ushtarit ukrainas i rikthehet shikimi pas 36 vitesh! Sheh për herë të parë gruan dhe fëmijët e tij

'Një mrekulli e Krishtlindjeve', ish-ushtarit ukrainas i rikthehet shikimi pas 36 vitesh! Sheh për herë të parë gruan dhe fëmijët e tij

Serhiy Sydorenko dhe bashkëshortja e tij, Tamara

Ishte një javë para Krishtlindjeve të vitit të kaluar kur Serhiy Sydorenko iu nënshtrua një operacioni korneal në syrin e tij të djathtë, një operacion i ndërlikuar që, nëse do të ishte i suksesshëm, do t'i jepte fund më shumë se tre dekadash verbërisë për 56-vjeçarin ukrainas.

Kur infermieret hoqën për herë të parë fashat disa orë pas operacionit, gjithçka që mundi të shihte ishte dritë. Dritë e fortë, sikur dikush po drejtonte prozhektorë drejt fytyrës së tij. .

Disa orë më vonë ata i hoqën përsëri fashat  dhe Serhiy mundi të dallonte përciptazi fytyrën e një infermiereje. Të nesërmen në mëngjes, kirurgu që e kishte operuar I bëri një vizitë duek hequr fashat përsëri.

Për herë të parë, prej shume vitesh martëse, ai pa aty bashkëshorten e tij, si dhe mjekun që ndodhej në dhomë,

I pushtuar nga emocionet, ai përsëriti një frazë të vetme: "Unë mund të shoh!"

Ishte një moment që e kishte ëndërruar prej 36 vitesh.

Serhiy humbi shikimin në një aksident gjatë stërvitjes së tij ushtarake në ushtrinë sovjetike në vitin 1986. Ai u martua me Tamarën në 1991. Më vonë, ai u bë një atlet i suksesshëm i xhudos, duke fituar medaljen e bronztë Paraolimpike në 2008.

Gjatë gjithë atyre viteve Serhiy ndihej i dashur dhe i mbështetur, por edhe se diçka i mungonte jetës së tij. Kur udhëtoi globin për xhudo, nuk i pa vendet që po vizitonte.

Ai dhe Tamara rritën një djalë dhe një vajzë në moshë madhore, por ai nuk i kishte parë kurrë fytyrat e tyre.

Kur Rusia nisi luftën e saj në shkallë të gjerë kundër Ukrainës vitin e kaluar, çifti u largua nga qyteti i tyre i lindjes Zhytomyr, në perëndim të Kievit dhe u transferua në qytetin polak të Poznanit me vajzën e tyre, Margarita.

Atje, Serhiy dëgjoi për një profesor që kryente transplantim kornee në Katoëice.

Pas disa ditësh shtrimi në spital, Serhiy u zgjua në mëngjesin e 24 dhjetorit me shikimin në syrin e tij të djathtë të rikthyer plotësisht.

"Ishte një mrekulli e Krishtlindjeve," thotë ai, duke kujtuar darkën gati një vit më vonë./ The Guardian

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Dëgjuam zhurma goditjeje', dëshmia e pasagjerit që shpëtoi pas rrëzimit të avioni në Kazakistan

'Dëgjuam zhurma goditjeje', dëshmia e pasagjerit që shpëtoi pas rrëzimit të avioni në Kazakistan