Një muaj e një ditë nga tërmeti tragjik, mbi 65 milionë lekë të dhuruara në e-Albania

Një muaj e një ditë nga tërmeti tragjik, mbi 65 milionë lekë të dhuruara në e-Albania

TIRANË- Tragjedia e 26 nëntorit do të mbahet mend përjetë në memorien e çdo shqiptari. Kjo për arsye se ajo lëkundje tragjike mori 51 jetë njerëzish, la dhjetëra të plagosur dhe shtëpi të shkatërruara... megjithatë një fjalë e urtë popullore thotë që çdo gjë e keqe e ka një të mirë.

Ndonëse është pak e vështirë për të gjetur një anë të mirë të atij tërmeti, ajo që doli në pah më shumë se kurdoherë tjetër ishte solidariteti i shqiptarëve, kudondodhur. Kur kanë kaluar një muaj, mësohet se në portalin zyrtar e-albania janë grumbulluar 65,131,711 lekë , një shifër kjo shumë e madhe e dhuruar nga një numër i vogël, prej 6,156 donatorëve.

Biznese, emigrantë, njerëz të thjeshtë, por me zemër të madhe kontribuon për t'ua lehtësuar sadopak të prekurve nga tërmeti që goditi vendin një muaj më parë. Në listën e gjatë të dhuruesve janë edhe një pjesë e Dhomave të Noterëve së rajonit.

Respektivisht Dhomat e Noterëve të Kosovës dhe Shqipërisë kanë dhuruar nga 10 mijë euro secila, Dhoma e Noterëve të Malit të Zi 3 mijë euro dhe ajo kroate 4 mijë euro. Në këtë shifër nuk llogariten donacionet e dhuruara në forma të tjera përtej portalit online të qeverisë.

Këto donacione shkojnë drejt llogarisë së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, me qëllim që kontributi i secilit donator të përdoret me efektivitet nga Emergjencat Civile, në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti. Ndërkohë që për mbledhjen e fondeve do të mbahet në Tiranë në fund të janarit edhe Konferenca e Jashtëzakonshme me vendeve të Bashkimit Europian, me qëllim arritjen e një shumë sa më të madhe për rindërtimin e Shqipërisë.

Shuma e mbledhur në e-Albania

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Geri: 27/12/2019 21:08

    Nuk i menaxhon Min. e financave por Tigri i korupsionit Ahmetaj. Nje nga arsyet perse nuk dhurova ne e albania

    Përgjigju
  • Jo vetem: 27/12/2019 18:55

    Po ne Llogarine Bankare..,pervec Portalit on line..?!Sa?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës