Pak më shumë se një muaj që nga momenti kur Briken Calja fitoi medalje të bronztë në Botëror stilin e shkëputjes, peshëngritësi shqiptar ka dhënë një tjetër lajm. Duke iu referuar afatit të analizave antidoping, Calja thotë se tashmë mund të quhet e konfirmuar madalja, e cila mund të hiqej në rast se rezultonte se sportisti kishte përdorur substanca të ndaluara.

Postimi i Briken Cales

Jashtëzakonisht i lumtur! 
Medalja botërore është e Shqipërisë, e shqiptarve dhe personalisht e imja.  Ka kaluar çdo afat i mundshëm për të shuar dyshimin e mendjes më skeptike në lidhje me medaljen e Botërorit të Tajlandës. 
Çdo afat kohor për testet anti-doping ka përfunduar dhe mund të themi plotësisht të bindur që Shqipëria ka një medalje bronzi botërori të përfaqësuar nga Briken Calja.