Një grup yjesh të famshëm të sportit po dalin në mbrojtje të legjendës argjentinase Lionel Messi pas grindjes së tij me boksierin maksikan Saul 'Canelo' Alvarez. Njerëz si Sergio Aguero dhe Santiago Ponzinibbio kanë dalë të luftojnë për bashkatdhetarin e tyre.
Tani ndoshta një ndër personat më të rrezikshëm që Argjentina ka njohur ndonjëherë është përfshirë gjithashtu. Ish-kampioni i botës në boks, Marcos Maidana u shfaq në Instagram për të treguar mbështetjen e tij, duke postuar një foto të tij të veshur me një maskë Messi teksa shijonte një puro dhe një pije.
Maska mund të jetë duke buzëqeshur nga veshi në vesh, por ndoshta mund ta imagjinoni vetë Maidana që ka një vështrim të ftohtë në sy.
"Le të shkojmë Messi! Qëndron dorë për dore me këdo," përkthehet mbishkrimi. Sipas mediave të huaja, ai gjithashtu shkroi: “Messi është duke pritur për Canelo”.
Ish-kampioni i botës në dy pesha Maidana, ishte afër t'i jepte Floyd Mayëeather humbjen e tij të parë ndonjëherë në ndeshjet e para të tyre në vitin 2014.
Përplasja filloi kur Canelo akuzoi Messin se kishte përdorur një flamur meksikan për të pastruar dyshemetë e dhomave të zhveshjes pas fitores 2-0 të Argjentinës ndaj Meksikës në Kampionatin Botëror.
Pamjet nga festimet në dhomën e zhveshjes treguan 35-vjeçarin duke shkelmuar atë që dukej të ishte një flamur i Meksikës i kuq, i bardhë dhe i gjelbër. Megjithatë, videoja nuk i ka pëlqyer Canelos, i cili në rrjetet sociale kërcënoi megayllin e futbollit me dhunë.

B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?
-
Po
24.8%
-
Jo
67.4%
-
Nuk kam mendim
7.8%
Vota total: 4525
Lajme të tjera
-
Messi flet për marrëdhënien e tij me Mbappe pas finales së tensionuar: Nuk kam asnjë problem me të
3 Shkurt, 10:16
-
Lionel Messi: Doja që Kupën e Botës të ma jepte Maradona, luta Zotin para penalltisë së fundit
30 Janar, 20:33
-
Arabia Saudite s'e fsheh ambicien: Duam Messin dhe Ronaldon së bashku
24 Janar, 17:05
-
Nuk ndihet i respektuar në PSG, Messi refuzon të rinovojë kontratën me skuadrën franceze
24 Janar, 09:07
-
VIDEO/ Kylian Mbappe e ka mendjen te finalja e humbur në Katar, sulmuesi bën gjestin e Emi Martinez
23 Janar, 21:59
-
VIDEO/ Spektakël dhe 9 gola në miqësore, Messi dhe Ronaldo shkëlqejnë në fushë! Cristiano debuton me dopietë
19 Janar, 20:18
-
Mundësia e fundit për të parë Messin përballë Ronaldos, biznesmeni paguan shumën ‘marramendëse’ për ‘biletën e artë’
19 Janar, 08:03
-
Përballja Messi - Ronaldo, tifozi paguan 2.5 milionë euro për një biletë
18 Janar, 19:53
-
Ronaldo përballet me Messin në Arabinë Saudite, shuma e majme që do fitojë PSG
17 Janar, 20:29
-
24-vjeçari në Agjentinë pikturoi Messin në kartmonedhën 10 pesos...sot ia kërkojnë ta shesë për 60 mijë pesos (VIDEO)
15 Janar, 10:12
-
Finalja e Kupës së Botës, FIFA nis hetimet për Argjentinën
14 Janar, 22:58
-
Banderola kundër Kosovës dhe thirrjet raciste kushtojnë shumë, FIFA dënon Serbinë! Tifozët e pësojnë për Xhakën dhe Shaqirin
13 Janar, 18:24