2 të mbytur në pak minuta në plazhet e vendit. Të dy 66 vjeçarë, një në Borsh dhe tjetri në Kavajë kanë humbur jetën teksa laheshin në det. I pari dyshohet se ka pësuar infarkt teksa notonte ndërsa për viktimën në Kavajë nuk dihet shkaku.

 “Sot, rreth orës 17:33, shtetasit S. M., rreth 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Borshit, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar policia e Himarës.

“Sot, rreth orës 17:40, shtetasi V. N., 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Kavajës, dyshohet se është mbytur në ujë.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, ka bërë me dije policia e Kavajës.

Rastet e infarkteve, janë të shumta në stinën e verës, e veçanërisht në plazhe. Mjekja kardiologe, Anila Shahini, në një inervistw pwr Report Tv tha se se fatalitetet që ndodhin pas futjes së menjëhershme në ujë, vijnë pasi trupi është i papërgatitur për ndryshimin e menjëhershëm të temperaturës. Më të rrezikuarit janë të moshuarit dhe personat me patologji kardiake.