Një nga ne/ 36 vite si elektriçist, Dik Beshku mesazh të fortë të rinjve: Kthehuni!  Zanati nuk të bën milioner, por ia del!

Në këtë profesion fjala ‘më fal’ nuk ekziston.

Mjafton vetëm kjo fjali për të kuptuar peshën që mbart në vetvete puna e një elektricisti i cili duhet të garantojë siguri dhe funksionalitet në instalimet që kryen. Dik Beshku e ushtron prej 36 vitesh me dashuri dhe përkushtim si në ditën e parë.

“Edukimi im fillon me agronominë në vitet ’80. Biografia ishte e tillë që nuk më lejonin që të vazhdoja shkollë të lartë, kreva detyrimin ushtarak dhe më pas fillova shkollën profesionale elektrike. Ndoqa shkollën dhe paralelisht punën si elektriçist në Minierën e Qymyrgurit në Valias.

Pas ndryshimeve në vitet ’90, si gjithë shqiptarët mora rrugën e emigrimit në Greqi. Fati e deshi që të njihja edhe atje elektriçistë profesionistë. Pas 5 viteve u riktheva në Shqipëri, krijova familjen, sot kam 2 fëmijë.

Aktualisht punoj inxhinier elektrik në një kompani ndërtimi. Më kanë lehtësuar punën dhe më kanë lënë hapësirë që të angazhohem pas orarit ose në fundjavë për projekte private si elektriçist. Për mua është ndër profesionet më të mira”, shprehet Diku për emisionin “Një nga ne” në Report Tv.

Ndjen trishtim kur shikon emigrimin masiv të të rinjve ose mungesën e interesit për zanatet.

“Kam pasur fatin që të punoj përkohësisht në Gjermani. Atje në një punë shkojnë 3 veta: një mjeshtër, një ndihmës dhe një nxënës. Kjo tregon se atje nuk vdes kurrë profesioni sepse trashëgohet.

Të rinjtë nuk duhet të largohen nga Shqipëria. Ky vend ka nevojë për ta, ka nevojë për specialista për të gjitha kategoritë e punëve. Mos të shikojnë sa lekë marrin, por sa iu mbeten në xhep. Duhet t’i kthehen profesioneve dhe punës në Shqipëri”.

Përtej lodhjes fizike dhe mendore që të shkakton si zanat, Diku na thotë se ia vlen të ushtrohet në ditët e sotme.

“Atë punë që merr përsipër duhet ta bësh me dashuri në të kundërt më mirë mos shko. Dashurojeni këtë profesion sepse ia vlen. Nuk është se të bën milioner, por ia del”.

Disa rekomandime sjell edhe për vendin tonë sesi duhen bërë instalimet elektrike dhe risitë që po na rezervon e ardhmja në këtë fushë. Ideja e një shtëpie inteligjente ku çdo gjë komandohet nga telefoni po aplikohet shumë në vendet në zhvillim, por edhe në Shqipëri kanë nisur interesimet e para.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 31/10/2024 10:32

    Kuptoni mire thirrjen e Peshkut:- zanati nuk te le pa' buke.Nuk do vdisni per buken e gojes,dicka do te merreni,qoftw dhe nen dore.Te varfer,por patriote e krenare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë