Një nga Ne/ Këpucaria drejt zhdukjes, mjeshtri nga Elbasani e thotë troç: Rinia do ta nxjerrë lekun duke ndenjur këmbëkryq

ELBASAN- Bajram Cani është ndër të paktët këpucarë të mbetur në qytetin e Elbasanit. Ishte vetëm 13 vjeç kur ra në kontakt për herë të parë me këtë zanat, të cilin e ushtron me të njëjtin pasion edhe në ditët e sotme.

“Kam filluar në vitet '80 dhe vazhdoj të punoj akoma. Kam eksporuar këtë zanat që në moshën 13 vjeçare. Në moshën 14 vjeçare fillova punë si nxënës në Ndërmarrjen e Riparim-Shërbimeve në Elbasan. Bëj riparime, këpucë me porosi, lyerje xhupash, riparime çantash, punë nga më të ndryshmet.

Edhe një riparim i thjeshtë, ka vështirësinë e vet. Është e lodhshme sepse je gjithë kohës në tension, do vrasësh mendjen. Unë këtë zanat do ta vazhdoj sa të kem jetë, sa të kem takatin, nuk do ta lë”, shprehet këpucari për emisionin “Një nga ne” në Report Tv.

Vëren se të rinjtë nuk kanë interes të mësojnë këtë zanat. Sipas tij edhe një këpucar mund të bëjë një jetesë të kënaqshme.

“Rinia do t’a nxjerrë lekun duke ndenjur këmbëkryq. Nuk e dashurojnë këtë zanat. Duhet të ndërtohen politika. Insistoj që rinia t'i turret këtij zanati se jetesën mesatare e bën shumë mirë. Nëse kërkon të kapë më tepër, mënyra ka nga më të ndryshmet, mund të eksplorosh. Jo vetëm sot, por edhe në kohën e Enverit, ne dilnim pa lekë dhe ktheheshim me lekë ne xhep”, tregon mes të tjerash.

Cilësia dhe transparenca kanë sjellë klientë besnik dhe porosi nga jashtë vendit.

“Makineritë e reja më kanë lehtësuar punën sepse nuk mund të japësh cilësinë kur nuk ke materialet e duhura. Po nuk investove, nuk realizon kurrë atë që do. Duhet të investosh që të punosh që të japi suksesin e punës.

Puna që më pëlqen më shumë është këpuca me porosi, ta nis nga fillimi dhe ta përfundoj. Dikush që ka qejf një palë këpucë të mira ose një njeri që ka probleme me këmbën është i detyruar ta bëjë këpucën me porosi.

Që të bësh një palë këpucë të mira me porosi, minimumi do dy ditë. Çmimi varion nga 8 mijë deri në 12 mijë lekë të reja. Nuk ka ndonjë fitim të madh sepse fut dhe materialet brenda, por është pasioni që na bën të vazhdojmë”, shprehet Bajrami.

“Mua më vjen keq që ky zanat është në zhdukje. Ishalla do zoti del një më i mirë nga unë dhe ta vazhdojë, që ky zanat të mos vdesë.”, përfundon mjeshtri nga Elbasani rrëfimin e tij.

Emisionin “Një nga ne” mund ta ndiqni çdo të mërkurë, ora 20:00, në ekranin e Report Tv.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD t’i thotë shqiptarëve pse refuzoi numërimin elektronik, por vendosi me komisionerë? Forcat e mëdha s'e shkrijnë dot SPAK-un

Spahiu: PD t’i thotë shqiptarëve pse refuzoi numërimin elektronik, por vendosi me komisionerë? Forcat e mëdha s'e shkrijnë dot SPAK-un