Një përpjekje për të shenjtëruar korrupsionin!

Një përpjekje për të shenjtëruar korrupsionin!

Adriatik Llalla

Shumica e portaleve pro opozitës kanë 24 orë që paralajmërojnë arrestimin e mundshëm të ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla, duke u bazuar tek shpikja, që ambasadori i SHBA, ja ka kërkuar këtë me ngulm prokurorisë aktuale.

Paralajmërim, i cili nuk bazohet në asnjë fakt, por vetëm tek rrjedha normale e hetimeve, e cila nuk është çudi të mbyllet me kërkesën për arrestim, në fakt nuk synon të informojë publikun mbi ecurinë e hetimeve, por faktin që hetimet po bëhen nën presionin e ambasadorit amerikan.

Pra, e gjithë historia tentohet të paraqitet jo thjeshtë si një hetim normal, por një presion mbi drejtësinë, duke tentuar kështu të justifikojnë çdo gjë që mund të dalë nga hetimi.

Askush nuk mund të thotë se çfarë do të vendosë prokuroria për hetimet ndaj Adriatik Llallës, por se paku në publik janë botuar fakte të rënda që flasin për implikime serioze të kapjes së institucionit të prokurorisë nga elementë kriminalë. Kryeprokurori ka hyrë në raporte biznesi me elementë të inkriminuar dhe ka përdorur pasuritë e tyre për të pastruar të ardhura të padeklaruara të tij. Ai po ashtu në mënyrë të dukshme ka bërë transaksione dhe ka funksionuar si një agjensi “real state” me një numur pasurish të tjera. Në aspektin profesional, do të mjaftonte dëshmia e tij e rremë për kërkesën për arrestim nga ambasadori i SHBA për Ilir Metën dhe ai për Sali Berishën nga ambasadorja e BE, që të konsiderohet dëshmitar i rremë dhe keqpërdorues i pozitës zyrtare dhe të nisin ndaj tij hetime. Më tej akoma ai është Kryeprokurori që do të hyjë në histori si Kryeprokurori që u kërkon diplomatëve Perëndimorë llogari pse nuk luftojnë drogën në Shqipëri, ndërkohë që vetë paguhet për atë punë.

Prokuroria e Durrësit po heton veprimtarinë e tij dhe nuk dimë se çfarë mund të prodhojë ajo me atë dosje, por nxitimi për të thënë se ai nuk do të dënohet se është i korruptuar, por se do SHBA, është një përpjekje e shëmtuar për të krijuar një “shenjt” të korrupsionit në Shqipëri.

SHBA-të e kanë dhënë dënimin e tyre për Adriatik Llallën. Ata i kanë ndaluar atij hyrjen në SHBA me dekret të Sekretarit të Shtetit, një gjest i pashembullt në historinë e prokurorëve në botë. Drejtësia shqiptare natyrisht që do të thotë fjalën e saj, por përpjekja për të zhvlerësuar drejtësinë shqiptare, duke tentuar ta paraqesin tani si një drejtësi nën presionin e SHBA është qesharake dhe tregon makthin e vërtetë që kanë zyrtarët e korruptuar politik në Shqipëri. Duke e konsideruar sistemin e drejtësisë në Shqipëri të kapshëm dhe të komandueshëm politikisht, nga të dy palët, ata në të vërtetë kanë makth se presioni Perëndimor, po mban larg politikën nga drejtësia dhe më këtë rast më shumë se sa duan të mbrojnë Adriatik Llallën, ata duan të sulmojnë garantët e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Dhe për këtë janë gati të thonë dhe që Adriatik Llalla është i ndershëm!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Visi: 16/04/2018 23:45

    Perse shqetesohen kaq shume per fatin e Adriatik Llalles ? Perse duhet te mbrohet ky person qe pervec paaftesise si jurist, tregon qe eshte aktor aq i mire sa qe le pa pune aktoret e Teatrit Kombetar. Adriatik Llalla kerkon te paraqitet si viktime e ambasadorit Lu, por jo vetem Adriatik Llalla, por edhe politika shqiptare e dine shume mire qe ambasadori Lu nuk flet ne emrin e tij personal por flet ne emer te SHBA , pararoja e democratice ne planet. Adriatik Llalla na paska qene manager shume i zoti per te blere toka me cmime qe askush nuk mund ti blente, cmime qe as vellai nuk ja shet vellait me cmimet qe Llalla blinte. Adriatik Llalla e di se cfare ka bere, prandaj edhe u terhoq nga vleresimi i vetingut , pasi do ti dilnin te palarat dhe hajdutelleqet. Askush nuk e pyet Adriatik Llallen me cfare jeton familja e tij jeton ne Gjermani ? Si mund te jetoje nje familje pa asnje person te punesuar me tre femije ? Mos po vuajne femijet dhe gruaja e Llalles per ushqim dhe veshmbathje ? Adriatiku pa pune, Adriana pa pune , jetojne ne nje vend te shtrenjte , me shtepi me qera apo te blere ? Adriatiku vete udheton me avion minimalisht dy tre here ne muaj ne Gjermani per te takuar familjen . Adriatiku udheton ne Biznes Klas, pra nje udhetim vajtje ardhje kushton 1,000 euro . Kush ja paguan Tikut keto dhe te tjerat ? . Ti kontrollojne dhe do ti vertetojne keto gjera te agjensite e fluturimeve . Adriatik Llalla po te futen ne burg, qe duhet ta bejne se e meriton plotesisht , nuk duhet te kesh asnje merak se ne Shqiperi do te mbahesh mend si : - Prokuror i Pergjithshem pa diplome te shkolles se mesme - Prokuror i Pergjithshem qe Prokurorine e ktheve ne klub nate - Prokuror i Pergjithshem qe beje udhetime, pushime familjare, shopping etj me persona te denuar per trafik te narkotikeve te forte - Prokuror i Pergjithshem biznesmen shume i sukseshem pa qene asnje dite ne sektorin privat - Prokuror i Pergjithshem qe trilloi kercenimin ndaj families se tij me qellim largimin e fshehjen e parave te perfituara nga korrupsioni ne Gjermani , permes familjareve te tij - Prokuror i Pergjithshem i cili kerkonte qe subjekte ekonomike te cilet paguanin ate per marrje komcensionesh dhe tenderash ( ketu eshte eshte edhe rruga e kombit) - Prokurori i Pergjithshem te cilit SHBA i anuloi vizen e hyrjes ne SHBA familjarisht - Prokuror i Pergjithshem qe ka bere udhetime ne Afriken e Jugut me financimin e personave te denuar - Prokuror i Pergjithem qe zhvillon aktivitet ne transportimin e narkotikve te forte permes flotes lundruese ku eshte aksioner etj etj Adriatik Llalla ka kaq shume per ty mor birbo, sa do nje sezon futbolli te shkruash historite e tua . Te shikojme a si do te veproje drejtesia .

    Përgjigju
  • Emigranti: 15/04/2018 23:23

    Ndjekin direktivat e Salihit te Sheqeres.....duket stili..

    Përgjigju
  • Ganiu: 15/04/2018 21:43

    Edhe tyneli i Kalimashit do i duket vrime e vogel per tu futur. Po i njomet b...a Tikut.

    Përgjigju
  • konjak: 15/04/2018 20:50

    jeni nje mashtrues

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit