Një portret afresku i rrallë zbulohet në Kishën e Shën e Premtes në Balldren (FOTO)

Një portret afresku i rrallë zbulohet në Kishën e Shën e Premtes në Balldren (FOTO)

Pas kërkimeve në kapelën mesjetare të Kishës së Shën e Premtes në Balldren, grupi i punës që merret me kërkimin dhe restaurimin e kësaj kishe ka zbuluar një portret të jashtëzakonshëm të një afresku brenda mureve të saj. Njoftimin e bën i pari në rrjetin social Facebook Artan Shkreli, i cili shkruan se "B A L L D R E N . - . P L A S T I K A . S H E K . X I V... një portret vërtete i jashtëzakonshëm që ka dalë në dritë në kishën romanike të Balldrenit (Baladrin).
Sot, një paradite shumë emocionuese, në këqyrjen e imët të shtresimeve e pikëzimeve në brendësinë e kapeles mesjetare."

I pyetur nga Shqiptarja.com për rëndësinë e këtij zbulimi, Shkreli pohon se "Në fakt, zbulimi i pjesës më të madhe të afreskëve i takon disa viteve më parë, por asnjëherë ato nuk jane evidentuar qartë dhe me sistem, gjë e cila po del në pah tani gjatë punimeve të shpëtimit për kishën."

Për të dhëna të mëtejshme, Shkreli pohon se pas verifikimeve do të ketë një deklaratë për shtyp, ndërsa shton se janë bërë dhe zbulime të tjera të afreskeve.

"Gjithashtu është zbuluar që një pjesë e mureve të nefit kryesor është me afresk, gjë që më parë nuk dihej." deklaron Artan Shkreli për Shqiptarja.com

Ky zbulim i përket shekullit të 14-të.

Kisha e Shën e Premtes ndodhet në fshatin Balldre, ndërtuar mbi kodrën shkëmbore të një vendbanimi mesjetar. Burimet historike e shënojnë fshatin Balldre (balli i Drinit) që nga mesjeta me popullsi të ardhur nga alpet e veriut ( Kelmendit).

Arkitektura e kishës së Shën e Premtes e ka origjinën në shek. XIV-XV-të. Planimetria e saj është e thjeshtë, një nefëshe në formë drejtkëndore me aksin gjatësor të theksuar dhe e mbuluar me qemerë guri, prerja e të cilës është hark majë mprehtë. Me të njëjtin lloj harku janë edhe dyert e dritaret origjinale një pjesë e të cilave janë të murosura. Nga gërmimet e viteve 1985-86 në pjesën jugore të kishës janë evidentuar mure dhe një Apsidë, vazhdim i ekzistueses, duke përcaktuar në këtë mënyrë se forma planimetrike origjinale ka qënë e përbërë në dy Anijata dhe dy Apsida.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës

Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës