Në një video të publikuar nga Balla, ku ironizohej Lapaj për një gafë matematikore, ministri shkruan: “Eh mor buf, si dy pika ujë të ngjajnë djemtë”, duke e krahasuar kreun e Shqipëria Bëhet me Lulzim Bashën.
“Eh mor buf, si dy pika ujë të ngjajnë djemtë! Luli në shumëzim, Tiku në mbledhje, fiks si babi me tavanin, dividentin, energjinë elektrike etj. Adriatik Lapaj, e mirë, zgjidhe këtë pa ndihmën e bufit,”- shkruan Balla.
Videoja është parë nga kandidati për deputet, i cili nuk ka ngurruar ta komentojë. Lapaj lë të kuptohet se Balla e ka prerë videon në mënyrë të qëllimshme për ta publikuar dhe për t’i prishur imazhin. Ai e fton që ta publikojë videon të paprerë.
“O lumëmadhi ti, po lëre videon deri në fund. Pse e ke prerë?” -i shkruan Lapaj.
Ndërkohë, nuk ka munguar as përgjigjja nga socialisti Balla, i cili i përmend kontratën 6 milionë dollarëshe të kryedemokratit Sali Berisha për heqjen e "non gratës" nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Madje, ngriti dhe dyshime se përse kjo shifër e konsiderueshme nuk është përmendur në fushatë nga partitë që sapo kanë hyrë në garë për të marrë një mandat.
"Po këto 6 milionë dollarët që po japin këta “patriotët” për t’i hequr non-gratën Saliut, për sa muaj duhen paguar, kur kësti mujor është 250 mijë? Apo nuk flisni ju për këtë çështje që lidhen me bufin? E mban mend, kështu tha dhe byrazeri Lul për pagesat e vitit 2017, mi kanë paguar shqiptarët e Amerikës, po në fund na dolën ca guacka e brenda guackave llum i madh shumë. A thua jam kundër të gjithëve?! Fol dhe për këto,"-shton Balla.

H.K/Xh.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si e menaxhoi qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
52.7%
-
Keq
36%
-
Nuk e di
11.3%
Vota total: 850
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Shqipëria Bëhet' njofton datën e protestës së radhës, Adriatik Lapaj: Nëse bashkohemi nuk na thyejnë dot!
12 Janar, 20:19
-
Pasi mbushi takimin në Korçë, portali i Berishës sulmon Salianjin: Është protestues i Ramës që e përdor kundër opozitës
11 Janar, 07:12
-
Durrës/ Protesta e tretë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet! PD: Patronazhistët po kërcënojnë protestuesit
9 Janar, 18:10
-
Berisha mbledh opozitën, të rinjtë e refuzojnë! Hasimja ia thotë në sy: PD luhatje për drejtësinë, Kodi Zgjedhor hartohet me PS në kurriz të të vegjëlve (VIDEO)
9 Janar, 13:28
-
Kryeministri Rama mbledh në Vilën e Kuqe qeverinë, ministrat 10 minuta kohë për të bërë bilancin e institucioneve në varësi
9 Janar, 09:41
-
Ylli Pata: Zëvendës-kryeministri martir
8 Janar, 20:15
-
Tiranë/ Shuhet zjarri në tregun e rrobave te ish-Uzina Dinamo, 50 subjekte të shkrumbuara! Në zonë ende prani tymi (PAMJE ME DRON)
8 Janar, 19:14
-
Spartak Ngjela për Report Tv: S’mund të ketë qeveri teknike në Shqipëri, PD-PS nuk kanë barazi të deputetëve në Kuvend
8 Janar, 19:14
-
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD dështon sërish të mbledhë Këshillin e Mandateve! Bardhi: Nuk zbulojmë dosjen, dëmtojmë sekretin hetimor
8 Janar, 11:33
-
Unioni i të Burgosurve dhe të Përndjekurve politikë kundër PD-së për Avokatin e Popullit: Mosdërgimi në Gjykatën Kushtetuese tregon pazarin e pistë me PS-në
8 Janar, 11:16
-
Fluturimet u devijuan për shkak të motit të keq! Shqiptarët që mbetën të bllokuar në Brindisi mbërrijnë me traget në Portin e Vlorës
8 Janar, 10:20
-
Një ditë përpara mbledhjes me kryeministrin Rama, Blendi Klosi thërret në selinë rozë drejtuesit e qarqeve dhe ministrat e kabinetit
8 Janar, 10:16