Ilir Meta në përditshmërinë e tij, është jo vetëm një president banal, por edhe qesharak.

Ai gdhihet e ngryset jo si një president që flet me akte ligjore, por me statuse në rrjetet sociale, pas çdo lajmi që lexon në internet.

Dhe çdo status e ka shqetësues për të ardhmen e shqiptarëve, që iu ka rënë gjëma përsipër, me Edi Ramën kryeministër.

Këtë të martë përshëmbull, e ka nisur ditën me një lajm të “The Economist”, që flet për plakjen dhe braktisjen e Ballkanit, dhe Shqipërisë natyrisht.

“Një vend i bekuar nga Zoti me bukuri të jashtëzakonshme dhe pasuri natyrore që jo shumë vende në botë i kanë, po braktiset gjithmonë e më shumë.

Edhe pse qeveritë në planin afatshkurtër mund të përfitojnë nga emigrimi pasi kështu ulen fiktivisht treguesit e papunësisë apo mund të rriten të ardhurat nga remitancat, në perspektivë mosadresimi i menjëhershëm dhe në mënyrë agresive i këtij fenomeni do të kishte pasoja katastrofike sidomos për një vend si i yni.

Koha është tani për të rikthyer shpresën dhe besimin se Shqipëria ka Diell për të gjithë dhe jo vetëm për disa.

Koha që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre”, shkruan i shqetësuar Ilir Meta.

Po a e pyet ndonjëherë veten presidenti, se përse largohen dhe duan të largohen shqiptarët?

A e di ai, se ata duan të largohen, se njeriu që iu shfaqej në video me figurë dhe zë duke kërkuar ryshfet 700 mijë euro, sot është president i këtij vendi!

A e di ai, se këto bukuritë e jashtëzakonshme që përmend, është e vështirë t’i gëzojnë shqiptarët e thjeshtë, se i kanë zaptuar ai me të ngjashmit e vet!

A e di ai, që iu bën thirrje “shqiponjave të kthehen në fole”, se që të gjejnë një vend pune në Shqipëri, këto “shqiponjat” duhet të anëtarësohen dhe bëhen militantë të LSI-SH.P.K!

A e di ai, që nuk ka “diell” dhe shpresë në këtë vend, përderisa na drejtojnë njerëz të korruptuar, injorantë, por dhe të liq, si vetë ai që ngre shqetësimin!

Natyrisht që i di, se nuk është aq shejtan-budalla sa duket!

Thjesht e bën si ajo fjala e urtë, që “mirë gomari që na ngordhi, por s’na lënë rehat as mizat”./ Tema