Një prokurori e katërt nis hetimet për banesat e shkatërruara nga tërmeti

Një tjetër prokurori, ka nisur verifikimet për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, duke çuar në katër numrin e prokurorive në vend, që po hetojnë praktikat ndërtimorë në rastet e banesave që janë shembur nga tërmeti 6.4 ballë në Durrës. Drejtuesi i prokurorisë së Lezhës Milan Laskaj, i ka kërkuar policisë së këtij qarku, që të verifikojë në terren të gjitha ndërtesat që kanë pësuar dëmtime serioze, dhe këto dëme të referohen në prokurorinë e rrethit, shoqëruar edhe me tabelat fotografike të dëmtimeve dhe dokumentacionin përkatës të objektit.

Deri në këtë fazë, prokuroria e Lezhës është në periudhën e verifikimit të ndërtesave të dëmtuara, por pritet që në ditët në vijim, të regjistrojë një procedim penale për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ndërtimit të paligjshëm”. Qarku i Lezhës, u prek ndjeshëm nga lëkundja e fuqishme e tërmetit, ndërkohë dy ditë pas goditjes, qeveria vendosi të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në këtë qark,pasi shumë dëmtime në banesa sollën nxjerrjen të pastrehë të shumë banorëve të zonës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja