Një pyetje publike për ish-ministrin e Brendshëm: O Mul, kush është Safeti?

Një pyetje publike për ish-ministrin e Brendshëm: O Mul, kush është Safeti?

Ish-ministri i Brendshëm i PD, Flamur Noka

Flamur Noka duket një nga personat më aktivë, në fushatën e fundit kundër ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafa, shkruan Lexo.al. Kur i dëgjon denoncues si Muli që trashin zërin, mendon se ata vetë janë parimorë, e qelibarë se përndryshe ku e gjejnë këtë forcë në ndërgjegje, për të sulmuar kësisoj dikë tjetër?

Forcë në ndërgjegje? Apo ndoshta nuk kanë ndërgjegje? Flamuri, një figurë dikur qesharake e dorës së tretë në PD, ka pikëpyetje pa fund në karrierën e tij, nga ato tipiket brenda një partie ku niveli intelektual është tashmë në “lartësinë” e kashtës në dysheme.

Mes pikëpyetjeve peshojnë rëndë provat e botuara për bashkëpunimin me UDB-në, si dhe pasuria e cila nuk është vënë ende në peshore, por si shumë të tjerë në politikë, është e pajustifikuar dhe me hope vërtet mbresëlënëse, veçanërisht përgjatë dhe pas marrjes së detyrës si ministër i Brendshëm.

Ky shkrim nuk merret me këto, por risjell në vëmendje një hetim të gazetës DITA përpara zgjedhjeve të qershorit 2013, kur Noka ishte Ministër i Brendshëm. DITA botoi asokohe rezultate e një hulumtimi në listat e zgjedhësve. Gjendja ishte katastrofike, por midis zbulimeve të bëra, ishte një vërtet i veçantë. Pas botimit të këtij shkrimi, Flamuri e “korrigjoi” trungun, por gjurmët e falsifikimeve janë në regjistrat e Gjendjes Civile edhe sot./Lexo.al/

Më poshtë, pjesë nga shkrimi i botuar në DITA në datën 28 maj 2013:

****

Një kërkim elektronik në regjistrin e gjendjes civile dhe në regjistrin ekzistues të zgjedhësve nxjerr në pah disa të dhëna kontradiktore mbi numrin e vëllezërve të ministrit të brendshëm Flamur Noka. Në listën zyrtare të zgjedhësve deri më datën 13 Maj 2013 rezulton se ministri ka dy vëllezër, Mevlan Noka dhe Fatmir Noka, por në trung është edhe një person i tretë, i quajtur Safet Noka. Safet Noka rezulton nga fshati Novosej njësoj si vëllezërit Noka, ka të njëjtën amësi si ata, vetëm se emrin e babait nuk e ka të shënuar “Dalif” por “Dalip”.

Sa është mundësia që në të njëjtin fshat të vockël(Novosej) me të njëjtin mbiemër(Noka), me të njëjtën amësi(Ajshe) të ekzistojë dhe një person tjetër? Nëse i referohemi sërish listës zyrtare të zgjedhjeve del se vëllai i ministrit Mevlan Noka dhe “vëllai i dyshuar i tij” Safet Noka, rezultojnë të dy të kenë lindur në vitin 1965, njëri në Qershor e tjetri në Tetor. Dy vëllezër të lindur 4 muaj njëri pas tjetrit?! Kjo është e pamundur, ndaj dhe në përpjekje për të kuptuar se çfarë ka pas kësaj, konsultuam edhe regjistrin elektronik të gjendjes civile të vitit 2008.

Ne regjistrin e gjendjes civile të vitit 2008, shtetasi Safet Noka ka të njëjtat të dhëna si ministri dhe vëllezërit e tij por ajo që bie në sy në regjistrin e vitit 2008 është se aty del, jo një, po dy “Mevlan Dalif Noka” dhe të dy janë nga Novosej. Janë nga i njëjti fshat, kanë ditë dhe muaj lindje, të njëjtën atësi dhe amësi, vetëm se këtë herë ndryshon viti i lindjes, njëherë është 1965, dhe njëherë tjetër është 1968.

Sikurse shihet, me shumë gjasa vëllezërit e ministrit të brendshëm, minimalisht paskan identitete të shumëfishta në regjistrat e gjendjes civile.

Po çfarë do të thotë e gjitha kjo?, – mund të pyeste dikush.

“DITA” i ofroi këto të dhëna për të nxjerrë në pah se falsifikimet me listat e zgjedhësve reflektohen deri në trungun e Ministrit të Brendshëm të këtij vendi.

Hulumtimi i “DITA” zbuloi gjithashtu se Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Flamur Noka, edhe në regjistrin e shtetasve të gjendjes civile rezulton i regjistruar tre herë.

Adresa e parë ku ai rezulton i regjistruar është fshati i tij i lindjes, Novosej, në komunën Topojan të Kukësit. Adresa e dytë është në Tiranë, në rrugën “Andon Zako Çajupi” , ndërsa dhe adresa e tretë është sërish në Tiranë në “Rrugën e Durrësit”.

Pas botimeve tona të fundit, Drejtoria e Gjendjes Civile ka mundur të “korrigjojë” këtë tripletë por në thelb prania trefishe në regjistrin e Gjendjes Civile të njeriut që sot është në krye të Ministrisë së Brendshme dhe përgjegjës për mbarëvajtjen e saktësisë së listës së gjendjes civile dhe listës së votuesve është një karagjozllëk i përçmueshëm.

Ndonjë “gabim” në rastin e trungut familjar të ministrit? Situata i përngjan një falsifikimi. Për të hequr hijet mbi të, Ministri i detyrohet publikut shqiptar një shpjegim.

Para pak kohësh u deklarua në KQZ se Komuna Topojan në Kukës është shtuar më shumë se njësia 11 në Tiranë (që është ndër më të mëdhatë, por edhe me fluksin më të madh të banorëve të rinj). Në të vërtetë është e anasjelltë, ata nga Topojani shkojnë në njësinë 11 në Tiranë.

Harruan të përmendin se komuna Topojan është vendlindja e ministrit të Brendshëm, Flamur Noka. DITA ka denoncuar këto ditë mijëra identitete false: A është edhe rasti Noka, i tillë? Dublimet e mijëra familjeve dhe individëve në listat e gjendjes civile janë të krijuara nga hiçi me persona të cilët nuk jetojnë realisht, pra persona që nuk ekzistojnë fizikisht. Ka pra mijëra shqiptarë me dy dhe tri identitete, me dy dhe tri karta dhe pasaporta.

Kjo “ lojë“ pretendohet të ketë filluar fillimisht për të përfituar ndihmë ekonomike. Falsifikuesit me ndihmën e punonjësve te gjendjeve civile, kanë falsifikuar nga një deri në disa karaktere të të dhënave identitare. Familje të tëra që nuk egzistojnë janë regjistruar në zyra të gjendjeve civile larg vendbanimit të tyre, pra në një tjetër zyrë të gjendjes civile, nga ajo origjinale.

Është një falsifikim me përmasa të mëdha, i kryer me dijeni dhe pjesëmarrje të plotë të punonjësve të zyrave të gjendjes civile që i kanë regjistruar. Ajo që e bën akoma më të rëndë situatën, është fakti se falsifikatorët kanë mundësi edhe ta përdorin identitetin fantazmë. Dhe e kanë përdorur atë duke marrë në emër të identitetit fantazmë karta e pasaporta.

Nuk ekziston personi pasi ai është fantazmë, por ekziston karta dhe pasaporta në duart e një personi tjetër i cili përdor një identitet të rremë. Ky fakt është pranuar edhe nga zyrtarë të lartë të Qeverisë Shqiptare, por si puna e strucit, nën pretekstin se këta persona janë reale. Sigurisht që me një kërkim në regjistra provohet e kundërta.

Këta janë të gjithë votues që votojnë nga dy dhe tri herë duke prodhuar mijëra vota false, por nuk është vetëm kjo. Kjo është një situatë e rrezikshme për sa i përket rendit dhe sigurisë ne vend. Me këto karta të lëshuara në persona fantazmë mund të jenë pajisur me identitet të ri kriminelë e keqbërës të ndryshëm, persona që i fshihen drejtësisë, shtetas jo të Shqipërisë, të cilët kërkojnë të udhëtojnë në vendet evropiane brenda marrëveshjes Schengen, etj.

Dy muaj më parë Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ktheu një përgjigje ironike për çështjen e popullsisë së Qarkut të Kukësit, kur u akuzua se po fabrikohen shifra fiktive popullsie për t’i shtuar një mandat deputeti Kukësit dhe për t’i marrë Beratit. I ftuar në Komisionin Parlamentar të Integrimit, ministrit iu bë një pyetje: “Kemi problemin e Kukësit dhe të Beratit. Në Kukës popullsia shtohet brenda natës, ndërsa e Beratit pakësohet. Kjo mungesë transparence nga Ministria e Brendshme, vë në pikëpyetje regjistrin kombëtar të gjendjes civile, që mund të implikojë procesin e hartimit të listave”.

Noka iu përgjigj se mund të shkojë t’i pyesë burrat e Kukësit për këtë rritje të popullsisë. “Në rast se Qarku i Kukësit ka rritje më shumë se Qarku i Beratit këtë pyetje duhet të shkojmë t’ua bëjmë burrave të Kukësit se nuk mund të ma bëni mua. Fakti që në Kukës ka burra që shtojnë popullsinë nuk është përgjegjësia ime”, u shpreh Noka duke aluduar kështu pjellorinë e lartë etj.

Vërtet e lartë po të shohësh çudinë për të cilën folëm në fillim të këtij shkrimi: Në trungun e tij familjar Mevlani dhe Safeti kanë lindur të dy… brenda një viti (!) Përsërisim: Nëse ky nuk është një falsifikim dhe prodhim identiteti të rremë ën trungun familjar të vetë ministrit të brendshëm, ti ministër ke DETYRIMIN ti japësh përgjigje pjesës së përgjegjshme të qytetarëve shqiptarë. Me të tjerët shko bëj gallatë po të duash.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 31/05/2018 13:39

    Imagjino Noka ja paska fut dhe Safetit vellaut binjak. E la brenda ne te semes 4 muaj!! HAHAHAHAAGGAG

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 30/05/2018 22:55

    Kafshe pylli. Urinon ne mes te dtes.Ne mes te Tirones.na qelbet o pisa ma***

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin