Një shqiptare si Mira Murati nuk lind nga asgjë dhe një dëshirë për 2024!

Mira Murati, shqiptarja e OpenAI

Për shumë prej nesh ishte e papritur që një shqiptare si Mira Murati, lidere e një grupi aq elitar e tenkologjik në nivel botëror si Inteligjenca Artificiale dhe ChatGpt. Ne, shqiptarëve të Shqipërisë, po na shpëton diçka, ose shumë gjëra. Të zënë me sherre ekstreme në vendin tonë, kemi humbur pulsin e zhvillimit, të ëndrrave, të talentit të gjysmës sonë që ndodhet jashtë kufijve të Shqipërisë zyrtare.

Shqiptarë jashtë, ata që lanë Shqipërinë e viteve ’90, po bëjnë më të mirën aty ku janë, dikush për vete, dikush për fëmijët, zërin e të cilëve do ta dëgjojmë të fortë herët a vonë.

Shqiptarë në Itali sot i sheh në poste drejtuese nga më të paparashikueshmet. Po ashtu në Francë, Gjermani, Angli e deri në SHBA e Kanada. Veç atyre që dimë e njohim në restorante e pastiçeri, në turizëm, në ndërtim, nuk është e rrallë të takosh bashkëatdhetarë në menaxhim hotelesh apo ndërmarrjesh të mëdha. E nisën kështu, duke përmendur historinë e Zamirës, e cila nga pastrimi i një shkolle ndërkombëtare në Europë, me sakrificat e saj bëri që djali i vetëm të studionte me rezultate të shkëlqyera në të njëjtën shkollë e sot i është futur rrugës së diplomacisë europiane.

Shqiptarët jashtë Shqipërisë janë përqëndruar dhe përkushtuar fort në përmirësimin e tyre dhe të fëmijëve dhe me punë e përkushtim rezultatet, herët a vonë, dëgjohen e mësohen nga të gjithë. Këdo që mund të takojmë prej tyre sot, dinë të rendisin më mirë se ne të gjithë bukuritë dhe të mirat që kemi në vend.

Jo se nuk ka “gjeni” edhe brenda kufijve të Shqipërisë, por shpesh, egoja e stërzmadhuar e një vendi të vogël, na pengon të shohim dhe pranojmë bukuritë njerëzore dhe natyrore që na rrethojnë. Ndoshta ky do të ishte dhe një urim për vitin 2024: Që të shohim veten dhe Shqipërinë me sytë dhe zemrën e shqiptarëve që sot jetojnë jashtë Shqipërisë. Të përfitojmë nga urtësia e tyre dhe sakrificat e jashtëzakonshme që i kanë bërë shqiptarë të zotë dhe të mirë mes një bote aq të madhe e me konkurrencë shumë të fortë.

a.m./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arber: 11/12/2023 17:25

    Shqiptaret jane njelloj si brenda dhe jashte kufijve , kane te njetin gjak, te njejtin karakter , te njejten ego dhe ambicje , por ndryshimi eshte vendi ku kultovohen , Me sa duket kjo toka jone ka shume shkurre dhe ferra dhe nuk e le lulet te rriten e te lulezojne Kur do e kuptoni qe talente ka brenda dhe jashte , por brenda nuk i nxisin , nuk i stimulojne nuk i motivojne , perkundrazi u veni mbi krye si shef , drejtor , pergjegjes ne 99,99% injorante , hajdute dhe servile .Ky eshte ndryshimi mmidis talente jashte dhe talenteve brenda. Ketu duhet te lepihesh , te servilosesh te japesh e te marresh qe te besh karire , kurse atje te mjafton vetem intelekti dhe puna dhe ti merr ate qe te takon .

    Përgjigju
    • Or tej: 12/12/2023 09:02

      Vendi ka te beje jo vetem per ferrat por edhe per baret/kafet ku rinia shqiptare e kalon shumicen e kohes duke mos bere asgje te dobishme. Mos harro qe 90% e popullit rri duke pare BigBrother or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?

×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh