Një tërmet me magnitudë gjashtë ballë Rihter goditi sot provincën kineze të Yunnanit (jugperëndim), njoftoi Instituti amerikan i Gjeofizikës (USGS).

Tërmeti ndodhi në orën 13:49 GMT u vlerësua nga qëndra kineze e sismiologjisë me një magnitudë prej 6,6 ballë të shkallës Rihter, njoftoi media shtetërore në Pekin.

Epiqendra e tërmetit u lokalizua 85 kilometra nga qyteti Pu'er, që ndodhet në një rajon të njohur për plantacionet e çajit.

Rajonet malore jugperëndimore të Kinës, veçanërisht provincat e Yunnanit dhe Sichuanit goditen herë pas here nga tërmetet.

ATSH