TIRANE, 4 Mars/ATSH/- Në qershor të këtij viti, do tëe shfaqet dokumentari për Nina Simone në Netflix e më pas edhe në kinematë botërore.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë  regjisorja e këtij dokumentari, Liz Garbus - e nominuar edhe për çmimin Oskar, tregon se dokumentari do të bëhet publik gjatë verës.
Deri tani janë krijuar dy dokumentarë mbi jetën e këngëtares Nina Simone. Ai me Zoe Saldana, ka ngritur shumë debat. Tjetri muajin shkurt pati një transmetim në Festivalin e Filmit në Berlin, pas premierës në Sundance Film Festival.
"Ëhat Happened, Miss Simone" tregon se sa e përfshirë ishte politika në karrierë muzikore të Nina Simones. Nina, këngëtare amerikane, ka vdekur në vitin 2003./a.g/