'Një tjetër fitore!' SHBA ndëmjetësoi marrëveshjen për fluturimet Prishtinë-Beograd, Trump: Të gjithë thanë se nuk do të bëhet

" Të gjithë thanë se nuk do të bëhet. Por, për herë të parë në një gjeneratë do të këtë linja direkte ajrore në mes të Serbisë dhe Kosovës." kështu e ka nisur reagimin e tij, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për sa i përket marrëveshjes së re për linja ajrore që do të fluturojnë nga Ksova në Serbi dhe anasjelltas.

Marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të SHBA për Kosovën, Richar Gernell. Pas kësaj arritje ka ardhur edhe reagimi i presidentit Donald Trump i cili ka falenderuar ambasadorin Gernell.

“Të gjithë thanë se nuk do të bëhet. Por, për herë të parë në një gjeneratë do të këtë linja direkte ajrore në mes të Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore. Faleminderit për Këshillin Kombëtar të Sigurisë,  ambasador Robert O’Brien dhe ambasador Richard Grenell!”, ka shkruar Trump në Twitter.

Këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Robert O’Brien tha se marrëveshja e nënshkruar në Berlin mes përfaqësuesve të të dyja vendeve paraqet një marrëveshje historike, duke i cilësuar linjat ajrore komerciale si jetike për ekonominë moderne.

O’Brien tha se mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka pasur fluturime komerciale prej 21 vitesh dhe se pa këtë marrëveshje, për të udhëtuar nga Prishtina në Beograd nevojiten mbi pesë orë përmes transportit tokësor.

Marrëveshja Kosovë- Serbi, u nënshkrua nga ministri serb i ekonomisë, Milun Trivulac, dhe drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Berlin, ku ndodhej dhe ambasadori Richard Grenell.

Fluturimet 25-minutëshe mes Prishtinës dhe Beogradit do të realizohen nga kompania “Euroëings”, e cila është pjesë e kompanisë “Lufthansa”. Michael Knitter, shef operacional i kompanisë, tha se fluturimet do të fillojnë pasi të dyja vendet të largojnë pengesat që ekzistojnë në rregulloret për aviacionin civil.

Ndërkohë edhe Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur hap gjigant  nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për rifillimin e fluturimeve komerciale.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sadiku!: 21/01/2020 08:54

    Gjygjtaret qe shkelin ligjin duhet te pergjigjen penalisht.Lirimi nga burgu i nje te denuri per jete eshte krim shteteteror dhe per kete lloje krininaliteti duhet te pergjigjet pikerisht aji Gjygjtar apo prokuror qe ben shkelje te tilla ne mynyre te qellimeshem per perfitime personale e kortuptive.Te lerosh kriminela te tille nga burgi eshte cuditeri dhe mmartrzi shqiptare.Kete mund ta beje nje gjygjtar ipapergjegjeshem dhe kryekeput i kortuptuar i cili duhet hetuar e cuar patjeter ne burg dhe jo arrest shtepije dhe me ne fund ti mblyllet dosja.Spaku tille dosje e figura krimi dihet hetoj gjykoje e burgosi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë