TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur rikthimin e  fluturimeve në linjat ajrore Prishtinë – Beograd pas marrëveshjes së sotme. Rama thumbon edhe Ramush Haradinajn, ndërsa shkruan ai bëri mirë që përshëndeti këtë hap, teksa thotë se paqja nuk fitohet me mjetet e luftës.

"E përshëndes me kënaqësi marrëveshjen e sotme për fluturimet Prishtinë-Beograd, që siç tha Sekretari i NATO-s është “një hap i rëndësishëm  për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor”Ka ende shumë hapa për të bërë me vizion e kurajo në atë rrugë! Shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap Paqja është tejet e vështirë, por në asnjë rast ajo nuk fitohet me mjetet e luftës dhe popullariteti i përkohshëm që sjellin nganjëherë ato mjete, nuk i sjell asnjë hajër popullit e vendit", shkruan Rama.

Postimi i plote i Rames

Marrëveshja Kosovë- Serbi, u nënshkrua nga ministri serb i ekonomisë, Milun Trivulac, dhe drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Berlin, ku ndodhej dhe ambasadori Richard Grenell.  Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur hap gjigant  nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për rifillimin e fluturimeve komerciale Haradinaj ka shkruar në Twitter se ky është një hap i rëndësishëm për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.