Prishtine - Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, ka marrë sot edhe zyrtarisht detyrën e shefit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Barduani është përshkruar si njohës i mirë i rajonit të Ballkanit. Ai mori detyrën nga komandanti i deritanishëm, gjeneralmajor i ushtrisë turke, Ozkan Ulutash.
Detyra iu dorëzua në një ceremoni në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, ku ndër të tjerë kanë marrë pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier.
Gjeneralmajor Barduani do të jetë komandanti i 29-të i KFOR-it dhe pritet të jetë në këtë detyrë për një periudhë njëvjeçare. Barduani do të jetë gjenerali i 14-të italian që komandon misionin e KFOR-it. Ai ka pasur karrierë të gjatë si brenda dhe jashtë Italisë. Posti i tij i fundit ishte në kabinetin e ministrit të Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, ku shërbeu si shefi i politikës së mbrojtjes.
Aktualisht KFOR-i ka mbi 4.400 trupa ushtarake në Kosovë.
NATO-ja e ka shtuar praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Mars, 10:37
Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?
-
E drejtë
45%
-
E gabuar
50.8%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 6707
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
A do tërhiqen trupat amerikane nga Kosova? Eksperti i Sigurisë: Kjo s’do të ndodhë, mungesa e KFOR, do krijonte vështirësi në mbajtjen e ekuilibrit të sigurisë
21 Shkurt, 13:08
-
Largohen trupat amerikane nga Kosova? NATO e mohon: SHBA vazhdon të luajë rol themelor në KFOR
20 Shkurt, 07:58
-
Kosovë/ Bajram Begaj në Komandën e KFOR: Gati për të rritur numrin e trupave nëse do të jetë e nevojshme
18 Shkurt, 13:22
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi, për garantimin e një mjedisi të sigurt
24 Janar, 14:51
-
NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit
19 Janar, 16:53
-
Kosovë/ Forcat rezervë shtesë arrijnë në mbështetje të KFOR-it
18 Janar, 20:20
-
Rreziku nga Rusia, ish-ministrja e Jashtme: Perëndimi urgjentisht ta pranojë Kosovën në NATO
3 Janar, 22:12
-
Kosovë/ KFOR-i amerikan patrullon në veri
1 Janar, 20:27
-
KFOR-i hedh poshtë raportimet se ua ndaloi zyrtarëve hyrjen në Komunën e Leposaviçit
16 Dhjetor 2024, 09:59
-
Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe janë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri
10 Dhjetor 2024, 16:31
-
Turqia dislokon afër 350 trupa në Kosovë
8 Dhjetor 2024, 18:23
-
Augustin Palokaj: Absurditeti i BE-së: Kosova është viktimë e sulmeve terroriste, por me sanksione
2 Dhjetor 2024, 16:29