Një tjetër ikën, një tjetër përgjigjet: Kush do ta bëjë Shqipërinë? Ne që rrimë nuk e kemi në terezi...

Një tjetër ikën, një tjetër përgjigjet: Kush do ta bëjë Shqipërinë? Ne që rrimë nuk e kemi në terezi...

Emigracioni prej kohësh është bërë një nga temat më të diskutuar në vendin tonë. Por teksa shumë ikin, ka edhe nga ata që zgjedhin të kthehen në Shqipëri. Pikërisht kjo temë ka ngjallur debat mes dy të rejave Silvanës që ikën nga Shqipëria dhe Florës e cila i është përgjigjur duke thënë se nuk është zgjidhje që të ikësh nga problemet në Shqipëri.

Shkrimi i Silvana Begaj pasi vendosi të largohet nga Shqipëria:

Mirupafshim Shqipëri! Unë po iki! Faik Konica: “Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj do të duhej të shkruhej: Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”. Po lë familjen, po lë shokët e shoqet, po lë diellin, po lë kafen time të preferuar, po lë kujtimet dhe me to po lë dhe gjysmën time! Po e lë se do vij prapë ose se ndoshta do ta marr se s’dua të vij më! Mirupafshim Shqipëria ime! Po lë çdo gjë në duart e të paepurve, krimit, drogës, injorancës. Unë nuk mund ta bëj shpirtin pis në emër të dashurisë për këtë vend! Mirupafshim Shqipëri! Unë do të mendoj e do të më marrë malli! Vras mendjen a do të marrë dhe ty për mua? E nëse do të të merrte, pse më le të iki! Mirupafshim Shqipëri! Vërja flakës veten se unë nuk dua të digjem! Le të digjen ata që të duan ty në zjarr.

Mirupafshim Shqipëri e Gjergj Kastriot Skënderbeut! Luftuam kaq vite për ty dhe në fund të shesim me politikë. Turqia që të deshi aq shumë të ka marrë ka kohë me xhamitë e saj dhe telenovelat turke, e Serbia të mori me marrëveshje zotërinjsh.

Mirupafshim Shqipëri se dhe po të rri nuk kam me kë. Vendi po boshatiset çdo ditë dhe ata që janë aty janë thjesht fizikisht se me mendje janë larg nga ti! Mirupafshim Shqipëri! Po të lë me vendet e tua të bukura që Naim Frashëri shkruante ditë e natë! Po të lë me dy detet më të bukura të rruzullit, me malet më të thepisura, po të lë me ajrin më të ëmbël dhe me diellin që ndriçon më shumë! Tani që e mendoj, po të lë dhe me hënën që të qan hallet çdo natë.

Shqipëri, ti ndoshta nuk e di, por në asnjë vend nuk ngroh dielli si aty dhe nuk ndriçon hëna si aty! Mirupafshim Shqipëri! Do të iki dhe do të gjej një vend për qetësinë e shpirtit tim. Një vend që mos të ketë aq vrasje çdo ditë. Kam nevojë të di që jam e sigurt se jam shumë e re të vdes nga rastësia. Mirupafshim Shqipëri! Mirupafshim o Shqipëri e pasur për 0.001 përqind të popullsisë dhe mjerim për pjesën tjetër.

Hap sytë Shqipëri! Lufta nuk sjell fitore! Tradhtarët sjellin fitore të pisët! Eh, do të më mungosh e marrtë dreqi! Do të më mungosh aq shumë sa do pres vetëm një shenjë nga ti dhe unë do të vij përsëri.

Përgjigja nga Flora Xhemani e cila thotë se nuk zgjidhen problemet duke u larguar:

Po ikën ti zysha? Udh’e mbarë të qoftë! Po pse xhanëm sa herë që vendosni të ikni, shani Shqipërinë? Ajo jua ka fajin që po ikni? Nuk mjafton që e braktisni po edhe e shani? Nuk mjafton që po e lini në duart e batakçinjve siç pretendoni, por edhe e akuzoni? Nuk mjafton që i ktheni kurrizin por edhe e bëni fajtore?
Po të ikim të gjithë, kush do ta bëjë Shqipërinë? Mos mendoni se do bëhet vetë, që të vini ju ta gjeni gati? Kur qenka kaq blozë Shqipëria, pse nuk ngriheni të protestoni si francezët, si rumunët, si kilianët, që të plasin në dorë për një biletë urbani? E nëse nuk keni guxim të ngriheni, pse nuk ulni kokën të punoni, siç bëjmë të gjithë ne të tjerët? Kujtoni se e kemi të lehtë? Kujtoni se dredhim zinxhirin? Kujtoni se ne që rrimë, i kemi të gjitha në terezi? Çfarë prisni që të bëjë atdheu për ju xhanëm. që i bini me shqelm dhe krisni e ikni?
Po ikën dhe ti zysha?

Po udha e mbarë të qoftë moj gocë e ta bëftë Zoti dritë kudo që të shkosh! Paç edhe i çik fat dhe ki parasysh 24-orëshin ku do të të duhet të rrotullohesh për të punuar fort e për fituar jetën, se as atje s’ta ka shtruar njeri me lule, mungesën e dashurisë së njerëzve të tu se nuk u preu barku të huajve për ty. Dhe mos harro, llogarit nja dhjetë vjet derisa të integrohesh e të bëhesh “me letra” t’i kesh në xhep se nuk i dihet. Ndoshta ato dhjetë vjet po të ishe përpjekur pak më shumë, mund ta kishe gjetur veten edhe këtu apo?

Dhe kur të të marrë malli për atdheun, mos hajde kot, se me siguri do të të ketë harruar. A, se harrova: meqë shpëtove nga flaka e Shqipërisë, kujdes se mos ngrish nga akulli i Europës. Se atje, të gjitha mund t’i gjesh po dashurinë e vendit tënd, kurrë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DRITAN: 01/02/2020 19:59

    Shkrimi i Zysh Silvanes eshte shume i ndjere dhe dhe ne te shkruhet me dhimbje tragjedia e sa e sa te rinjve qe nuk do te deshin kurre te linin kete vend te bekuar , por te mallkuar nga politikanet te cilet profesionin e vetem kane mbushjen e xhepave te tyre dhe boshatisjen e vendit nga njerezit qe e kane te pamundur te jetojne normalisht ne keto kushte Te uroj de gjesh ate qe kerkon nga jeta , sepse ne kete bote kemi ardhur vetem nje here dhe eshte mekat qe ta shkaterosh ne nje atdhe te dashur , por te pamundur per te letuar nje jete normale Sa per pergjigjen e dhene nga Znj Flora Xhemani , me vjen keq , por ju Zonje jini nje analfabete funksionale qe do te thote se me te vertete ju dini te lexoni , por nuk kuptoni ate qe shkruhet , po komentoj vetem fjalet tuaja te para Po ikën ti zysha? Udh’e mbarë të qoftë! Po pse xhanëm sa herë që vendosni të ikni, shani Shqipërinë? Ne shkrimin e saj Zysh Silvana ne asnje fjale nuk e ka share Shqiperine , perkundeazi ne cdo fjale te saj ajo shpreh dashurine per te dhe njekohesisht dhimbjen qe do te largohet, prandaj Zonje e dashur nuk kini perse paragjykoni te tjeret per zgjedhjet e tyre dhe nje keshille kur nuk e kuptoni dicka lexojeni disa here me ngadale dhe pastaj do ta kuptoni se thelbi eshte dicka krejt tjeter nga ajo qe kuptuat ne fillim dhe mjaftojne fjalet e fundit te zyshes qe ta kuptoni se ajo nuk ka asnje problem me Shqiperine , por problemin e ka me ata qe ne keq qeverisen ne ne keto 30 vjet rumpalle lexoji te lutem me kujdes Do të më mungosh aq shumë sa do pres vetëm një shenjë nga ti dhe unë do të vij përsëri. Une me te vertete uroj qe zysha te vije nje dite dhe ta gjeje Shqiperine me te mire se kur e la

    Përgjigju
  • aleko: 26/01/2020 04:51

    Ka psikoz dhe trend ikje nga vendi sot ne shqiperiIkin te gjitha shtresat e popullsise e jo vec te papunet e te varferit.Ne opinionin tim kejo vjen nga qe shqipetret nuk e duan vendin e tyre....Kete e thone gjitheandej dhe ne bote dhe habiten me ne...Justifikimet se politika eshte e korruptuar eshte bajate, korrupsion e trafiqe ka ne gjithe boten por njerzit nuk e lene me kaq lehtesi vendin si e len shqipot.Kejo braktisje e madhe e shqipetreve mund te coje qe te kemi nje shqiperi pa shqipetare, ndoshta mund te na vine arabe dhe vende te tjera.Turpi u perket shqipetareve qe kerkojne qe vendi te zhvillohet e te forcohet por ate ta bejne te btjeret jo ata.Pra ata e duan gati pa punuar vet. Prandaj ikin ne USA DHE ne evrope e gjetke qe ta gjejne nje vend te ndertuar..Cdo justifikim tjeter eshte palaver..

    Përgjigju
  • asd: 25/01/2020 17:19

    "Ikja", u ben keq vetem atyre qe mbesin.

    Përgjigju
  • ZANA: 25/01/2020 14:45

    Robt ku ti kene politikanet qe po e largojne kete popull te mrekullueshem....

    Përgjigju
  • dfsgs: 25/01/2020 09:45

    cdo popull ka qeverine qe meriton.mos ja vini fajin qeverise

    Përgjigju
  • Genci: 25/01/2020 09:37

    Flora... nje bravo te madhe. I ke rene pikes dhe mos u merzit nga komentet ...ka plot si ajo zysha qe i djegin fjalet e tua. Ky eshte brezi i "snowflake" ne anglisht ose bythepambukeve ne shqip.

    Përgjigju
  • Tani: 25/01/2020 07:25

    Me mire te ikesh po munde. Me mire te durosh te huajin qe te pakten te ushqen se sa te durosh dibrano-maloko-jevgjit qe kane zaptuar Shqiperine dhe gjithe punet e mira.

    Përgjigju
  • gloria: 24/01/2020 23:43

    Fajin e kane qeveritaret qe na e bene kete vend te pajetueshem,,,me korrupsion,,vrasje,vjedhje,,,mos -dhenie pronash e drejtesie,,,,si mund te rrije njeriu ne nje vend me 100 probleme e me rroga te uleta,,,,prandaj ikin njerezit ,,,kur te rregullohet gjendja mund te kthehen ,,,jeta eshte e shkurter,,nuk ke pse ta kalosh me stress dhe pa para ne shqiperi,,,,qeveritaret tane hajdute e kriminele duhet te ndryshojne ose te largohen nga politika,,,,ndryshe ikjet nuk do pushojne….

    Përgjigju
  • Ilir: 24/01/2020 20:20

    Dashuria e vendit... ha ha ha... cila dashuri?! E kam degjuar kete patetizem naiv per here te pare nga ata qe qanin per ata qe iknin ne ambasada me 2 korrik 1990,Shume nga ata qe qanin, I kam takuar vite me pas, te buzeqeshur te veshur e te mbathur e me pasaporta gjermane italiane franceze ne xhep. Ha ha, rrini e vajtoni si kukuvajkat, deri diten qe dhe ju te vendosni te ikni, te ikesh nuk do te thote te mos duash, apo te mos kthehesh. Te ikesh do te thote te kesh mundesi ta besh, e mbi te gjitha te kesh... kurajo apo sic thote populli...

    Përgjigju
  • sapa: 24/01/2020 19:54

    Ska shqiptar ta shpetoje kete vend pervec se ndonje invazioni amerikan.Nuk eshte nevoja te permendet se kush rri ne ate vend se ate e dine shqiptaret se cfare kategorish rrine aty.Gjithe keto genjeshtra me Veting e Spak nuk i bindin kurre shqiptaret.

    Përgjigju
  • Shqiptari në emigrim.: 24/01/2020 19:19

    Hoqa fort në zemër, dhe një dhimbje therëse ndjeva nga cfar lexova nga të dy komentueset.. Por si një nga ata mijëra Shqipëtar që ikin vijn e ikin prap sepse politika aty ka degjeneruar brezat, dua dy fjalë ti them Znj Flora Xhemani 1.Mos provosh kurrën e kurrës politikën që të kërcënon me bukën e femijve dhe të jesh e bindur që që të dyja e bëjnë shkëlqyeshëm (PS/PD),sepse thjesht ti nuk flet dot se ngelesh pa buke e pa punë, flas për ata që si unë kane punuar në shtet sepse të tillë sektor në privat ska. 2.Uroj që mos të shikosh e provosh denigrimin e fëmijëve të tu në shkollë edhe pse mund të jenë nxënës të shkëlqyer, dhe kjo e gjitha vjen sepse Drejtorit arsimore dhe Drejtorit e shkollave ju japin hapësirë vetëm fëmijëve të babit dhe të mamit në Pushtet. Uroj ta kuptosh drejt cfar them, në të kundërt me duhet te besoj se dhe ju jeni pjesë e llumit politik që po masakron atë vënd.

    Përgjigju
    • Shqiptari: 24/01/2020 21:15

      Faik Konica: “Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj do të duhej të shkruhej: Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”. Nuk kam se cfare te them. Fjalet e Faik Konices jane nje fakt real aktual dhe jo thenie. Ka ardhur koha qe ai epitaf te shkruhet me germa te medha ne nje obelisk perkujtimor ne qender te Tiranes. Faik Konica i madh i ka gjetur vrasesit dhe shkaktaret e Shqiperise. Kush nuk ka sy le te mos e shikoje, kush nuk ka veshe le te mos e degjoje, kush nuk ka tru le te mos e kuptoje. Faik Konica e beri zgjidhjen e tij shume e shume vite me pare. Eshte fatkeqesi kombetare qe pas 82 vitesh pas ikjes se Faik Konices shqiptaret vajtojne te njejtin shkak te fatkeqesise se tyre. Jo vetem kaq, por shqiptaret perqeshen, tallen, neperkemben, mjerohen, injorohen dhe shtypen nga politikanet e tyre. Asnje pushtues i huaj nuk u ka bere kaq dem te madh Shqiperise dhe shqiptareve se sa vete politikanet e saj njeri pas tjetrit per nje shekull deri sot, e kush e di edhe per sa vite te tjera.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing Day'

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing Day'