Filmi i animuar shqiptar “Arushi hap tokë të re”, i realizuar në vitin 1979, do të restaurohet në kuadër të nismës “Adopto një Film për Restaurim”. Restaurimi do të bëhet me mbështetjen e Endri Haxhiut, drejtor i përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), i cili i është bashkuar kësaj nisme.
Filmi është pjesë e fondit të filmave të animuar të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re” dhe mban regjinë dhe pikturën e Tonin Vuksanit.
Lajmin e bëri të ditur drejtori i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Eljan Tanini, i cili theksoi se nisma mbetet e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në restaurimin e një filmi shqiptar, kronike të kohës, dokumentari ose filmi të animuar.
Nisma synon të afrojë individë, institucione dhe mbështetës të tjerë me ruajtjen e trashëgimisë kinematografike shqiptare.
“Arushi hap tokë të re” është film vizatimor me ngjyra, me skenar të Naum Priftit dhe muzikë të kompozitorit Gjon Simoni.











Komente
Komento