Një tjetër prokurore do t’i nënshtrohet SPAK-ut

Një tjetër prokurore do t’i nënshtrohet SPAK-ut

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nxjerrë emrin e kandidates tjetër për SPAK, e cila do të ketë një seancë dëgjimore më 16 korrik. Ajo është Elida Kaçkini, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Prokurorja Kaçkini, ka hetuar më herët katër aktivistët e shoqërisë civile, të cilët më 22 shkurt 2016 protestuan kundër ndërtimit të një këndi lojërash në park. Pas disa muajsh hetimesh, prokurorja i ka kërkuar gjykatës dënimin e aktivistëve. Bëhet fjalë për aktivistët Mimoza Boçari, Ardit Mekshiqi, Orges Zani dhe Altin Kuko. Në aspektin profesional, vetëm kjo çështje mund të konsiderohet e ndjeshme që ka kaluar në duart e prokurores Kaçkini.

Prokurorja rezulton se ka marrë dieta nga Ambasada Amerikane dhe DASH, në seminarin një mujor, 17.02.2014-16.03.2014.

E trajnuar nga DASH, prokurorja Kaçkini duket se e ka të hapur rrugën për t’u bërë pjesë e SPAK-ut.

Edhe bashkëshorti i prokurores, Elida Kaçkini (Celami),është pjesë e sistemit të drejtësisë. Bezart Kaçkini është gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së parë.

Trupa Gjykuese përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe seanca do të zhvillohet më datë 16 korrik. SPAK duhet të ketë të paktën 15 anëtarë për të nisur funksionimin si organ i ri i drejtësisë shqiptare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)