Kolonjë/ Trupi i dekompozuar që u gjet dje në Kreshovë, dyshohet se i përket Sherfi Mukajt! 29-vjeçari rezulton i zhdukur që nga nëntori i vitit të kaluar

KORÇË- Eshtrat e gjetura një ditë më parë në fshatin Kreshovë të Kolonjës, dyshohet se i përkasin Sherfi Mukajt, 29-vjeçarit, i cili rezulton i zhdukur që nga nëntori i vitit të kaluar. Burime konfidenciale për Report Tv bëjnë të ditur se pranë viktimës janë gjetur një aparat celular Nokia, një palë çelsa, gjithashtu edhe xhupi që kish veshur viktima. Mësohet se policia nga çelësat që ka gjetur pranë trupit të viktimës, ka hapur dyert e shtëpisë së të riut Sherfi Mukaj, i ditëlindjes 30.04.1993, i cili rezulton i zhdukur prej 1 nëntorit.

Paraprakisht policia ka kontaktuar familjarët e 29 vjeçarit, të cilët kanë konfirmuar bisedimet me uniformat blu, por megjithatë ato janë me shpresë deri në daljen e ekspertizës. Aktualisht në polici janë shoqëruar 5 persona si të dyshuar për ngjarjen.

Trupi i dekompozuar u gjet nga 2 barinj, në një terren të thyer malor, të cilët kanë lajmëruar policinë. Të pyetur nëse kishin dijeni për ndonjë të humbur në zonë, banorët u shprehen se nuk kanë informacion. Trupi u gjet i dekompozuar plotësisht në zonën e kufirit, në malin e Kreshovës.

I ati i 28-vjeçarit Sherfi Mukajt nga fshati Starje i Kolonjës, ka rrëfyer për emisionin ‘Pa Gjurmë’ në nëntor të vitit të kaluar, se i biri nuk ishte person problematik. Ai shprehej se nuk kishte probleme financiare dhe se nga komunikimet me të, nuk kishte vënë re ndonjë shqetësim. Qerim Mukaj i kërkonte prokurorisë që të hapë sa më parë telefonin e të birit për të zbuluar se me cilat persona komunikonte, për të hedhur dritë mbi zhdukjen e tij.

"Kontakti i fundit ka qenë më 1 nëntor. Më datë 5 e kam marrë, nuk e hapi telefonin. Unë dua të marr vesh se çfarë ka ndodhur. Kur kam folur me të, nuk më ka treguar të ketë patur ndonjë shqetësim, nuk kishte as probleme me paratë, ishte djalë i rregullt. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, nuk po marrim vesh gjë. Punonte ku të gjente punë. Me datë 9 bëmë denoncimin pasi erdha direkt nga Amerika. Në makinë kishte lënë të gjitha dokumentet dhe telefonin. Nuk e di si ka ndodhur kjo gjë, nuk ka qenë problematik, ishte i qetë i urtë. Kemi pyetur edhe shokët e tij, na thanë kemi pirë kafe dhe ka ikur në shtëpi, kaq as ata nuk dinë më shumë. I bëj thirrje policisë të hapë sa më shpejt telefonin, të marrim vesh se çfarë ka ndodhur", deklaronte ai.

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E konfirmon trajneri, Ardian Ismajli lë Empolin në janar! Juventus dhe Napoli në garë

E konfirmon trajneri, Ardian Ismajli lë Empolin në janar! Juventus dhe Napoli në garë