Një turp i madh!

Një turp i madh!

Foto ilustruese

Sapo mësova se Komisioni për Ekonominë dhe Financat i Kuvendit të Shqipërisë miratoi projektligjin e hartuar nga qeveria për rritjen e pagave të punonjësve të administratës.

Kjo pritej dhe duhej bërë. Por anëtarët e atij komisioni, përfaqësues të mazhorancës dhe të opozitës, siç kisha shprehur shqetësim edhe dy javë më parë, bënë edhe tjetrën. Ata miratuan edhe rritjen e pagave të tyre, rritjen e pagave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Ky ështe një veprim politikisht i pamoralshëm. Ky është një veprim moralisht i padrejtë dhe i turpshëm. Ky është një veprim tërësisht egoist dhe joempatik, një qëndrim moskokëçarës dhe fyes për masën e gjërë të popullit shqiptar.

Kur shërbeja si ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Hollandës, anëtarët e Dhomës së Dytë të parlamentit të atij vendi votuan për rritjen e pagave të anëtarëve të atij organi legjislativ, por nga ajo rritje pagash nuk përfituan ata që votuan për të, por do të përfitonin ata anëtarë të parlamentit hollandez që do tē zgjidheshin në zgjedhjet e ardhshme. Kjo është sjellja politike e moralshme e përfaqësuesve të zgjedhur nga populli në një demokraci të përgjegjshme e të vërtetë.

Nëse ky shembull nga Hollanda nuk u mjafton parlamentarëve tanë, ja një tjetër nga përtej Atlantikut, nga aleatët tanë më të mëdhenj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Amendamentin e 27-të të Kushtetutës Amerikane, miratuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara në vitin 1992, sanksionohet se çdo rritje në pagat e anëtarëve të Kongresit hyn në fuqi vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme në Dhomën e Përfaqësuesve (“No law, varying the compensation for the services of the Senators and Representatives, shall take effect, until an election of Representatives shall have intervened”). Kjo është sjellja politike e moralshme e përfaqësuesve të zgjedhur nga populli në çdo demokraci të përgjegjshme e të vërtetë.

Parlamentarët tanë votojnë për të rritur pagat e tyre!!!

Sa turp. Me këtë akt politikisht imoral ata nuk përfitojnë nga rritja e të ardhurave në buxhetin e shtetit me para të rëna nga qielli, të falura nga Brukseli apo kush e di se nga tjetër, por i zhvatin buxhetit të shtetit (për familjet dhe xhepat e tyre) të ardhurat e shtuara nga puna e njerëzve punonjës të këtij vendi, nga puna e qytetarëve dhe e fshatarëve shqiptarë, të cilët parlamentarët tanë supozohet se i përfaqësojnë dhe i mbrojnë.

Do të ishte e turpshme nëse deputetët tanë miratojnë në parlament ditën e enjte rritjen e pagave të tyre.

Unë nuk them se pagat e deputetëve nuk dihen rritur. Por do të jetë në nderin dhe në dinjitetin e tyre — nëse janë të ndershëm me qyetarët që i kanë votuar dhe kanë sado pak dinjitet — që parlamentarët tanë ta refuzojnë rritjen e pagave për veten e tyre, siç është miratuar në projekt nga komisioni për Ekonominë dhe Financat, ose të kërkojnë që nga rritja e pagës të përfitojnë deputetët që do të marrin votat e popullit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ato të vitit 2025, por jo këta të sotmit.

Të shohim sa të moralshëm janë dhe sa të ndershëm me popullin!

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sulo Pepja: 24/05/2023 12:09

    Çfarë deputetësh janë këta që mendojnë se si të rrisin te ardhurat e tyre familjare. A e kupojnë këta se kërkojnë rrogën e tyre 25 deri 30 herë më të lartë se pensioni mesatar i pensionistëve, të cilët kanë punuar nga 35 deri 45 vjet. I nderuar z. Fatos Tarifa! Ju duhet të kandidoni për Kryeminister të Shqipërisë në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare, si kandidat i Partisë Socialiste apo i pavarur ne se nuk eshte e mundur si kandidat i PS.

    Përgjigju
  • Qytetar: 23/05/2023 19:41

    Te lumte Fatos je gjeni .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë