Një vit aksion i energjisë, banorët e
Kukësit: Faturat e larta na varfëruan

Një vit pas aksionit të energjisë, banorët e qytetit të Kukësit, që tashmë paguajnë rregullisht energjinë elektrike janë më të varfër se një vit më parë. Ata shprehen se ky vit ka qenë i vështirë për familjet e tyre pasi iu është dashur që të kursejnë shumë për të paguar energjinë.

Madje, ka familje të cilat energjinë e konsumuar e shlyejnë falë parave të emigrantëve, pasi paratë që marrin nga përkrahja ekonomike nuk u mjaftojnë për të ngrënë.

50 mijë lekë përkrahje dhe 70 mijë lekë paguaj dritat, më ndihmon djali që kam jashtë shtetit, punon aty, më çon lekë dhe mua”, thotë një banor.

Ndërsa një tjetër shprehet se u duhet të kursejnë shumë që të paguajnë energjinë elektrike. “ Unë mund të paguaj në muaj rreth 5 mijë lekë të reja”, tregon një tjetër banor i Kukësit.

Sipas banorëve, pjesa më e madhe e tyre janë në gjendje të rënduar ekonomike.“OSHEE ruan ujin, prodhon energji elektrike fiton ndërsa vendalit që kanë këtë tokë janë në gjendje të mbijetesës, thotë një nga banorët e qytetit të Kukësit.
 
Qyteti Kukësit ishte i fundit për pagimin e energjisë elektrike, mirëpo masat ndëshkuese të marra nga qeveria detyruan mijëra familje që të paguanin energjinë e shpenzuar. Gjatë një viti aksion niveli i arkëtimit është rritur në 336% dhe janë nëshkruar rreth 14 mijë e 300 akt marrëveshje me konsumatorët. Kohë më parë shoqëria civile e përkrahur nga qytetarët zhvilloi protesta kundër vjeljes së debisë apo kamatë-vonesave. 


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve