Një vit i zhdukur, familjari i Ervis Martinajt dorëzon në SPAK kodet e aplikacionit 'SKY' që përdorte 'mbreti' i lojrave të fatit

Një vit i zhdukur, familjari i Ervis Martinajt dorëzon në SPAK kodet e aplikacionit 'SKY' që përdorte 'mbreti' i lojrave të fatit

Ervis Martinaj

Zhdukja e Ervis Martinaj prej më shumë se një viti ka vënë një lëvizje famijarët e tij për të gërmuar më tej në gjetjen e një të dhëne që të zbardhë fatin e mistershëm të mbretit të llotove. 

Gazetari Elton Qyno raporton se një person i afërm i familjes së biznesmenit mësohet të jetë paraqitur në SPAK, duke dorëzuar disa kode të aplikacionit “Sky” që janë përdorur nga Martinaj, para se ai të zhdukej. Kjo lëvizje bëhet për identifikimin e personave të fundit që ai ka biseduar në “Sky”.

Ervis Martinaj u bë njeriu më i kërkuar pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, që rrëfeu se Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro, për eliminim e Endrit Dokles, numrit 2 të Bandës së Durrësit.

Por teksa ndodhej në kërkim policor, ai humbi çdo kontakt edhe me familjarët e tij në gusht të vitit 2022, të cilët e deklaruan të zhdukur. Vetëm një muaj para zhdukjes, Martinajt i ekzekutuan në një atentat mafioz kushëririn në atë që u quajt Masakra e Fushë-Krujës, Brilant Martinaj ishte në mesin e 3 të vrarëve. As ky atentat nuk është zbardhur nga policia.

Fati i Ervis Martinajt ende nuk dihet. Policia dhe Prokuroria e Kurbinit akoma nuk kanë përgjigje nëse ai është gjallë apo ekzekutuar. I vetmi i arrestuar për rastin është ish-polici Jeton Lami, i cili ka kyçur gojën dhe nuk ka bashkëpunuar me drejtësinë për të shkuar drejt zbardhjes së ngjarjes.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Curri: 19/09/2023 11:25

    kodi i Visit zbulon bisedat ne trafikun e kokaines pas mbylljes se lojrave te fatit qe menaxhonte nepermjet grupit te tij te zjarrit

    Përgjigju
  • Curri: 18/09/2023 20:15

    atentatin ne hotel prestige ku plumbin e mori gardisti dhe A L i bashkon mafia e kromit nga zogu i zi ku u be telefonata e fundit e Visit deri ne shijak ku u be dhe ekzekutimi i tij

    Përgjigju
    • Zeksi: 24/09/2023 03:18

      Per ca atentati bahet fjal o vlla te prestigi kujt gardist dhe ky A L per ke po Thu per altinin? Dhe kush e ka ba visi

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Nga rikthimi i Stalinit, te Tuaregu i Monikës; kodet e tërbimit të Ilir Metës

Ylli Pata: Nga rikthimi i Stalinit, te Tuaregu i Monikës; kodet e tërbimit të Ilir Metës