TIRANE - Fakti se hetuesit shqiptarë në një vit dërguan në Gjykatë vetëm një zyrtar të lartë nën akuzë për korrupsion, ka habitur kreyprokurorin kroat Dinko Cvitan i cili për dy orë në formën e leksionit ka ndarë me prokurorët shqiptarë eksperiencën e tij si hetuesi që urdhëroi arrestimin e ish-kryeministrit Ivo Sanader dhe kreybashkiakut të Zagrebit Milan Bladiç. 

Dosja e hetimore që çoi në prangosjen e ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader dhe kreut të bashkisë së Zagrebit Milan Bandiç janë referuar në 2 orë leksion këtë të martë për hetuesit shqiptarë nga kryeprokurori kroat Dinko Cvitan.

20 prokurorët shqiptarë të Krimeve të Rënda dhe ato të njësive Task Forcë janë njohur me procedurat e hetimit që janë ndjekur nga Cvitan për të vënë nën akuzë për shpërdorim detyre dhe korrupsion dy zyrtarët e lartë të Kroacisë.

A1Report ka mundur të mësojë se gjatë leksionit Dinko Cvitan ka kërkuar shmebuj konkret nga prokurorët tanë se sa është numri i zyrtarëve që ata kanë proceudar përgjatë 1 viti. Por nuk ka munguar habia e tij me përgjigjen që në 2014 në Gjykatë ka përfunduar vetëm një zyrtar.

Cvitan duke ndarë eksperiencë e integrimit të vendit të tij në BE dhe rëndësinë që ka pasur hetimi dhe dënimi i zyrtarëve të lartë mësohet tu ketë thënë hetuesve shqiptarë se “me punën tuaj ju mund të bëni që Shqipëria të mos pres me vite të tëra të bëhet anëtare e Bashkimit Europian”.

Prej dy ditësh Bashkimi Evropian nëpërmjet programit “Euralius” ka sjellë në Shqipëri kryeprokurorin Kroat Dinko Cvitan për të ndarë me homologët shqiptarë ekspertizën e Kroacisë në hetimin e korrupsionit dhe zyrtarëve të lartë që kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë abuzuar me paranë publike.

Me ndryshimet ligjore të bëra kohët e fundit nga qeveria, tashmë vepra penale e korrupsionit të zyrtarëve dhe shpërdorimi i detyrës hetohet nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ora 11:47 Përfundon dita e parë e trajnimit të prokurorëve
Ka përfunduar pas rreth 2 orësh dita e parë e trajnimit të hetuesve shqiptarë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga Kreu i organit të Akuzës së Kroacisë Dino Cvitan. Burime për A1 Report bëjnë të ditur se Cvitan ka ndarë me prokurorët shqiptarë eksperiencën mbi çështjen e 5 viteve më parë që çoi në arrestimin e ish-Kryeministrit Ivo Sanader

prokurori kroat
prokurori kroat



Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)