‘Nuk ishte tërmet, u rrëzua Fifi’, revoltohet këngëtarja nga Kosova: Njerëz pa njerëzi, jam bullizuar për 27 vite (FOTO)

‘Nuk ishte tërmet, u rrëzua Fifi’, revoltohet këngëtarja nga Kosova: Njerëz pa njerëzi, jam bullizuar për 27 vite (FOTO)

Fifi

Një ndër pamjet më virale në rrjet mbetet momenti kur këngëtarja Fifi u rrëzua pasi humbi ndjenjat në shtëpinë e 'Big Brother Vip' gjatë transmetimit live të spektaklit.

Kjo ngjarje shkaktoi mjaft polemika, disa e përdorin atë moment për 'humor' dhe kjo duket se e ka revoltuar këngëtaren me origjinë nga Kosova.

Në rrjete sociale një person ka shkruar: 'Nuk ishte tërmet, u rrëzua Fifi', dhe këngëtarja ka reguar në Instagram.

Fifi e quan bullizëm, ndërsa shton se prej kohësh e ka vuajtur këtë gjë.

“Dhe ja pra miq të dashur kemi edhe kështu lloj njerëzish akoma, ja pra miq të dashur 27 vjet unë i kam kaluar me njerëz të tillë nëpër këmbë, por si puna ime, sa janë? Pastaj mund të thoni që Fifi ka probleme? Ka Fifi apo njerëzit me Fifin? Po si mua sa njerëz të tjerë bullizohen në ditë? Si puna ime sa femra të tjera përqeshen e nëpërkëmben? Sa njerëz të tjerë plasin e munden e ti bëjnë dëm vetes? Marre, marre, marre! Ndërkohë ty dhe shumë të tjerëve jau kam lënë Zotin o njerëz pa njerëzi” - ka shkruar këngëtarja.

Story i publikuar nga Fifi 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)