Njeriu i zakonshëm që do bëhej 'mbreti' i futbollit në Itali

Njeriu i zakonshëm që do bëhej 'mbreti' i futbollit në Itali

Gianluigi Lentini

Në fillim të viteve 1990, liga italiane e futbollit ishte më magjepsësja në të gjithë Europën. Ekipet e kampionatit shpenzuan miliarda lireta për të sjellë në stadiumet e vendit lojtarët më të mirë nga Europa dhe Amerika Latine.

Silvio Berlusconi po ndërtonte perandorinë e Milanit me treshen e holandezëve, Ruud Gulit, Marco Van Basten dhe Frank Rijkaard, ndërsa Ernesto Pellegrini ndërtonte Interin me “themelet” e gjermanëve, Andreas Breme, Jurgen Klinsmann dhe Lothar Mathews. Në Torino, Juventusi kishte hedhur në ajër bankën, duke veshur bardhezi Roberto Baggio dhe duke hapur me këtë lëvizje një rurrejtjeje me Fiorentinën që ende nuk është mbyllur edhe sot e kësaj dite. Edhe pse "Buda e vogël" nuk donte të largohej nga Firence e bukur për në botën e Torinos, presidenti i "violës", Flavio Pontello nuk ishte në gjendje t'i thoshte jo 25 miliardë liretave që Agnelli i ofroi me çmimin më të shtrenjtë (deri atëherë), për transfertën më të kushtueshme.

Në atë vit, Torino kishte fituar edhe ngjitjen në Serie A. “Granata” kishte vite që kishte mësuar të jetonte nën hijen e Juventusit dhe rikthimi i saj në sallonet e futbollit italian e kishte detyruar presidentin e saj, Gian Mauro Borsano, të fuste dorën sa më thellë në xhep, bazuar në potencialin e tij financiar, për të sjellë mesfushorin spanjoll Rafael Martin Vazquez, si dhe një portier të ri premtues, Luca Marchegiani.

Në ndeshjen e tretë të kampionatit, Interi që e kishte nisur me dy fitore në po kaq ndeshje, do të udhëtonte drejt Torinos fqinje për t'u përballur me skuadrën e sapo ngjitur që ende nuk kishte arritur një fitore.

Ndër lojtarët e menaxhuar nga trajneri i Torinos, Emiliano Montonico, shumica e të cilëve ishin në ekipin e kategorisë së dytë një vit më parë, ishte një sulmues ekstrem, i cili kishte lindur 21 vjet më parë në një qytet të vogël 29 kilometra në jug të Torinos, Carmaniola. Ishte Gianluigi 'Gigi' Lentini ai që kishte rënë në sy gjatë gjithë ngritjes së Torinos për promovim në Serie A. Ndryshe nga futbolli italian në të cilin lojtarët që dinin të stoponin mirë adhuroheshin si perëndi, Lentini arriti të dallohej pasi kishte një repertor të pafund të "nxjerrjes jashtë loje" të mbrojtësve, duke u shfaqur se kishte pak interes për taktikat që drejtuesit e tij donin të ndiqte. Dukej si një kundërhelm ndaj ngurtësisë që karakterizonte skuadrat italiane në atë kohë.

Në atë ndeshje kundër Interit, Lentini kishte kundër tij Andreas Breme, ndoshta mbrojtësi më i mirë i epokës. Në fund të ndeshjes, Toro fitoi 2-0, Lentini kishte shënuar dhe mbrojtësi gjerman nuk e kuptoi se çfarë kishte ndodhur pasi ishte mundur nga një lojtar që ndoshta nuk ia dinte as emrin.

Lentini vazhdoi paraqitjet e tij shumë të mira dhe kështu në shkurt u gjend për herë të parë në kombëtaren italiane, ndërsa në prill Torino fitoi derbin e parë kundër Juventusit pas shtatë vitesh. “Granata” përfundimisht përfundoi në vendin e 5-të duke siguruar, menjëherë pjesëmarrjen e saj në Kupën UEFA.  

Duke u kthyer pas në kohë, pak para dhe pak pas Luftës së Dytë Botërore, Torino ishte skuadra që dominonte terrenet në Itali. Por udhëtimi mori një fund tragjik në maj të vitit 1949, kur avioni që transportonte delegacionin nga një ndeshje miqësore kundër Benfica-s në Portugali u rrëzua në kodrën Superga, për shkak të kushteve të këqija të motit, me avionin që fluturonte aq ulët sa të krijonte kontakt vizual me aeroportin e qytetit. Të 31 personat në bord humbën jetën në përplasje: 18 lojtarët e ekipit, 3 anëtarë të ekipit stërvitor (trajneri, ndihmësi dhe fizioterapisti), 3 anëtarë të administratës, ekuipazhi i fluturimit prej 4 anëtarësh dhe 3 gazetarë që mbulonin ndeshjen.

Rreth një milion njerëz morën pjesë në funeral, ndërsa me katër ndeshje të mbetura në ligë dhe pa e siguruar matematikisht titullin, Torino "zbriti" me ekipin e adoleshentëve në fushë. Për meritë të tyre, të gjitha skuadrat në këto ndeshje konkurruan edhe ata me U-19 dhe kështu Torino erdhi me fitoret që i dhanë një titull "shpëtimi" pasi askush në qytet nuk mund të gëzohej dhe festonte.

Nga ai moment, Torino nuk arriti kurrë të ngrejë kokën, me ekipin që u bë sinonim i fatkeqësisë. Kur aksioneri më i madh, Gian Mauro Borsano ishte në krye të saj, fati i saj dukej se kishte ndryshuar. Pasi financoi nga xhepi i tij promovimin, vendi i 5-të në kampionat e ka “dehur” edhe më shumë. Duke parë popullaritetin e tij në rritje dhe duke pasur ambicie politike, ai vendosi të merrte kredi të mëdha për të derdhur më shumë para në grup, duke besuar se suksesi i tij do të siguronte vend në zgjedhjet e ardhshme.

Legjenda urbane thotë se diku në verën e vitit 1991, ai telefonoi Montonikos në mes të natës dhe i tha se kishte një dhuratë të rëndësishme për të. Quhej Enzo Sifo.

Në sezonin 1991-92, “Toro” do të arrinte dy suksese të mëdha. Fillimisht do të arrinte të përfundonte në vendin e 3-të në kampionat, ndërsa njëkohësisht do të arrinte edhe në finalen e Kupës UEFA. Në gjysmëfinale “Toro” arriti të eliminojë Real Madridin, pasi edhe pse humbi 2-1 në Bernabeu, arriti të fitojë 2-0 në “Dele Alpi” para 69 mijë shikuesve, me dy asistime të Lentini-t.

Katër ditë më vonë, ndërsa Italia shkoi në votime, Torino përsëri kaloi Juventusin në derbin vendas, ndërsa në të njëjtën kohë Borsano realizoi ëndrrën e tij duke u zgjedhur në Dhomën e Deputetëve.

Në finale “Granata” u përball me Ajaxin. Në ndeshjen e parë në Torino, skuadrat barazuan 2-2, ndërsa në ndeshjen e kthimit në Amsterdam, fati u ktheu sërish shpinën italianëve, pasi ata panë topin të godiste tre herë shtyllën dhe në këtë mënyrë një 0-0 përfundimtare i dha trofeun holandezëve.

Pavarësisht suksesit, lajmi nuk ishte më i këndshëm. Presidenti tashmë po përballej me vështirësi financiare dhe gjithçka tregonte se ai ishte gati të godiste të gjithë emrat e mëdhenj të skuadrës, përfshirë edhe Lentinin, i cili pak ditë më parë kishte deklaruar se mosfitimi i Kupës UEFA ishte "keqardhja më e madhe e karrierës së tij profesionale".

Ekipi i parë që përfitoi nga situata ishte Juventusi, i cili trokiti në derë duke kërkuar lojtarë si Lentini. Përgjigjia ishte jo, jo sepse Borsano nuk kishte nevojë për para, por sepse nëse transferimi do të kalonte nëpër qytet do të merrte flakë. Diçka e ngjashme kishte ndodhur 25 vjet më parë, kur Juve shkoi për të marrë Gigi Meronin. Sapo lajmi doli në shtyp, tifozët e Torinos bllokuan rrugët kryesore, ndërsa dhjetëra mijëra që punonin në FIAT të Agnellit kërcënuan me grevë të përgjithshme dhe transferimi u anulua.

Kështu e gjeti Berlusconi mundësinë për të vepruar. Lentini fluturoi me helikopter drejt vilës së “kavalierit”, fillimisht e bëri të ndihej si miku i tij dhe më pas zbuloi të vërtetën. Transferimi do të ndodhte nëse donte apo jo lojtari, pasi tashmë kishte rënë dakord nën tavolinë me Borsanon. Sipas raportimeve të kohës, marrëveshja ka arritur në 65 miliardë lira (3.4 milionë euro) (43 për Lentinin për një kontratë 4-vjeçare), një shumë astronomike për kohën, ndërsa presidenti i Torinos ka marrë nën tavolinë rreth 10 miliardë lireta të tjera, për të dalë më pas për të akuzuar lojtarin që u largua si “tradhtar” ndërsa ai bëri gjithçka për ta mbajtur. Në të njëjtën kohë, transferimi trazoi pothuajse të gjithë vendin, i cili akuzoi Berlusconin se kishte shpenzuar një shumë astronomike, thjesht për një lojtar.

Borsano më pas do të hiqte dorë edhe nga Bresciani, Roberto Cravero dhe Silvano Benedetti, së bashku me Martin Vazquez dhe Roberto Policano. Me bazën e ekipit të shkulur në tre javë të dëshpëruara, tifozët e Toros dolën në rrugë. Borsanos iu tha se do të ishte më mirë të zhdukej pasi qindra ultras rrethuan zyrat e klubit.

Në fakt, një tifoz ngriti një padi kundër ekipit sipas ligjit përkatës të Italisë për shitjen e mallrave. Ai pretendoi se bileta e tij e sezonit kishte humbur vlerën në krahasim me paratë që kishte paguar për ta blerë dhe madje fitoi në gjykatë.

Biznesi i Borsanos do të shembej dhe pavarësisht se ai ishte zgjedhur në parlament ai nuk mundi t'i shpëtonte arrestimit dhe ndjekjes penale.

Nga ana tjetër, Gigi Lentini e gjeti veten në Milano që dukej si një galaktikë futbolli, duke mbajtur mbi shpinë shumën e shpenzuar për transferimin e tij, si dhe mallkimet e një qyteti të tërë që ende nuk e kuptonte se lojtari i destinuar për Torinon, tani po luante për kuqezinjtë.

Sezoni i tij i parë me Milanin ishte i mirë, por jo i mjaftueshëm për ta bërë atë të dallohej në një listë të shkëlqyer futbollistësh. Ai ishte vetëm një lojtar i mirë në një ekip shumë të mirë. Në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 1993 kundër Marsejës, ku francezët fituan trofeun, ai mungoi. Tashmë edhe pamja e tij, me vathë dhe flokë të gjatë, shqetësoi shtypin në Milano, ndërsa në qendër të vëmendjes ishte edhe jeta e tij jashtë fushave. Fëmija i varfër nga Carmagnola nuk arriti kurrë të përshtatej me jetën e tij të re të pasur larg vendeve ku u rrit.

Thashethemet se ai kishte një lidhje me Rita Bonacorson tani u konfirmuan. Dikush mund të thotë se kjo ishte thjesht një tjetër vajzë italiane “hot” që u gjend në krahët e një ylli shumë të paguar, por këtu ishte një detaj i vogël që e ktheu historinë në një telenovelë. Bonacorso ishte gruaja e sulmuesit të Juventusit, Toto Scilazzi, i cili tre vjet më parë ishte bërë hero kombëtar me paraqitjet e tij në Kupën e Botës në Itali. Por tani ai kishte bërë ulje si brenda dhe jashtë fushave. Shenjat e para të marrëdhënies së tyre ishin shfaqur pak kohë më parë në gusht të 93-shit, kur Lentini ishte përplasur pranë shtëpisë së Scilazzi-t.

Gjërat morën një kthesë për keq në mbrëmjen e 2 gushtit 1993. Lentini po kthehej në Milano me "Porsche 911" pas një miqësore me Milanin në Genova. Në një moment i ka dalë një gomë dhe është ndalur në një pikë karburanti për ta rregulluar. Ai doli sërish në autostradë, pa e kuptuar që goma rezervë ishte bërë për të përballuar deri në 80 km dhe jo shpejtësinë 200 km/orë. Rrota u shpërbë dhe makina filloi të marrë një trajektore të çmendur. Për fat të Lentinit, një shofer kamioni arriti ta nxirrte nga flakët para se të digjej i gjallë.

Rita ishte një nga njerëzit e parë që vrapoi në krah të tij dhe madje u zotua se nëse do të bëhej mirë, nuk do ishte më me të. Lentini u shërua pas disa kohësh nga koma, ajo u divorcua nga ai dhe Scilazzi u nis për në Japoninë e largët për t'i shpëtuar turpit. Pas disa muajsh ai u kthye në fusha dhe Milano, por ai nuk ishte më i njëjti, me Fabio Capello-n që e përdori atë për vetëm katër minuta në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 1995, kur Milani u mposht nga "bebet" e Ajax-it që drejtoheshin nga Louis van Gaal.

Disa spekuluan se lëndimet e rënda të trurit që ai kishte pësuar në aksident kishin ndikuar në ekuilibrin e tij, të tjerë thanë se aftësitë e tij njohëse kishin rënë. Pasi la pas marrëdhënien e tij të stuhishme me Rita Bonacorson, Lentini u martua në vitin 1996 me Alexandra Carlson, një modele nga Suedia, me të cilën pati djalin e tij Nicolas në të njëjtin vit. Ceremonia u zhvillua në vendin ku ai lindi, pa praninë e gazetarëve, ndërsa nuk ftoi pothuajse asnjë nga lojtarët me të cilët ishte lidhur në karrierën e tij.

Me çdo ditë që kalonte forma dhe aftësia e tij përkeqësoheshin dhe njëri thoshte se megjithëse Lentini e donte futbollin, ai kurrë nuk e kishte përqafuar atë si punë. Në verën e vitit 1996, kontrata e tij me Milanin përfundoi dhe ai tani shkoi në kërkim të një shtëpie të re futbolli.

E gjeti disa kilometra më tej, në Bergamo dhe Atalanta ku trajner ishte Emiliano Montonico, njeriu që mund ta bënte Lentinin të nxirrte të gjithë talentin e tij në fushë. Ia kishte dalë në Torino, ia doli deri diku tani. Prezenca e tij te Atalanta i hapi rrugë rikthimit edhe në kombëtare, kur Arrigo Sachi e thirri sërish dhe në moshën 27-vjeçare pa mundësinë për një fillim të ri në karrierë.

Por në fund të sezonit, Lentini do të marrë një vendim që doli vetëm i mirë për të. Në pamundësi për të ndjekur ritmin e kampionatit, ai vendos të rikthehet në Torino, që ishte në Serinë B. Ai nuk sillej më si një futbollist profesionist, por më shumë e shihte si hobi që thjesht po argëtohej. Edhe kështu ai do të fitojë promovim në një moment me “Toro”, por rrëzimi ishte i menjëhershëm. Pas katër vitesh, në vitin 2001, ai do ta gjejë sërish mentorin e tij, Montonicon në Cosenza, po në kategorinë e dytë. Madje në një moment ai u pyet nëse mendon se sporti po e ndëshkon pasi 10 vite më parë ishte lojtari më i paguar në botë dhe tani po luan para 3000 njerëzve në atë që duket si një stadium. "Futbolli është futboll", u përgjigj dhe madje qëndroi me skuadrën edhe pse ajo ra në Serie D në 2004 për shkak të parregullsive financiare. E bëri, siç tha, sepse ia kërkuan dhe sepse ishin njerëz të mirë.

Në fund të vitit ai u kthye në shtëpi i vendosur për ta lënë futbollin në moshën 35-vjeçare, por një mik i vjetër i sugjeroi të luante për ekipin vendas amator Kaneli. I tha “po” dhe më në fund qëndroi aktiv në kategoritë amatore të Italisë deri në vitin 2012, kur 'vari këpucët' e futbollit në moshën 43-vjeçare.

Lentini, tani 54 vjeç, jeton ende në Carmagnola dhe rri pranë pishinës me njerëzit që do. Historia më e fundit e publikuar për të në shtypin italian përfshinte 100,000 euro të dhëna për një bos lokal të krimit të organizuar. Lentini kurrë nuk e mohoi dorëzimin e parave, por pretendoi se ishte një hua. Marrësi u shpall i pafajshëm për zhvatje, por rasti nxori në pah naivitetin e tij të dukshëm.

Në Itali janë të shumtë ata që e përmendin si shembull të një lojtari që ka paguar për pasionet e tij. Ai përmendet gjithashtu si një nga të fundit e një brezi futbollistësh që shkëlqeu me forcën e talentit dhe më pas u zhduk si dinosaurët, duke i lënë vendin lojtarëve që mbështeteshin te shpejtësia dhe fuqia.

E vetmja gjë që e mban tani pranë fushës së futbollit është djali i tij, Nikolla, i cili luan si portier dhe të cilit i ka dhënë një këshillë të vetme: mos i jep me shpejtësi makinës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim