Alba Malltezi: Njeriu i zi, me syze të zeza vazhdon ta kërcënojë hapur Drejtësinë

Alba Malltezi: Njeriu i zi, me syze të zeza vazhdon ta kërcënojë hapur Drejtësinë

Sali Berisha

Ndërsa Drejtësia tepër e brishtë shqiptare po mundohet të krijojë shtyllën e saj kurrizore për të qëndruar në këmbë, siç një grua e drejtësisë e shprehu sot në transmetimet Live të zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK, një njeri i zi, me syze të zeza, me njolla të zeza nën to, por sidomos në ndërgjegjen e tij, thërret: Kjo është një Drejtësi e tmerrshme dhe risjell para shqiptarëve sërish një kufomë. Sepse këtë di ta bëjë vërtetë më mirë: Përdor kufoma shqiptarësh sa herë është në vështirësi!

Por personi i sipërpërshkruar vazhdon të ketë sot zë dhe çjerrje për të deformuar realitetin falë asaj Drejtësie që me një pasion të jashtëzakonshëm në vitet e sundimit të tij ia preu këmbët, pastaj duart, pastaj mendjen dhe shpirtin.

Nuk është e lehtë të ringrihet, të riformohet, të rindërtohet një Drejtësi e re, sidomos kur Njeriu i Zi, me Syze të Zeza e shpirt të Zi, u qëndron akoma me kosën e tij mbi krye të gjithëve. Totalisht të gjithë atyre që i sheh si një kërcënim, si njerëz të lirë të flasin e të veprojnë nga ai ndryshe. Përfshi edhe ambasadoren e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim. “Kimete” e thërrasin me përçmim të tijët dhe mendoni kur nuk përmbahet të sulmojë gruan që përfaqëson shtetin më të fuqishëm në botën, perceptojeni të gjithë se çfarë ky njeri i zi, u ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë çdo shqiptari dhe çdo djali e vajze të sistemit të Drejtësisë. Të asaj Drejtësie që po përpiqet të shpëtojë nga kthetrat e zeza të tij.

“Kjo”, i drejtohet ambasadores, dhe ne refren me epitete e përçmime e vazhdojnë lojën të gjithë duartrokitësit e tij. Me të njëjtën gjuhë që iu është drejtruar në 30 vite vajzave dhe grave që nuk i kanë pëlqyer atij, Njeriut të Zi.

Nuk e di nëse shqiptarët dhe shqiptaret, që ia kanë dedikuar jetën këtij profesioni të bukur, do ta çojnë deri në fund, në mos të përsosur, të paktën drejt, në këmbë dhe me kokën lart misionin e rimëkëmbjes së Drejtësisë. Nëse kjo arrihet, do të thotë se nuk ka më mundësi të krijohen në këtë vend njerëz të Stërmëdhenj e Stërkërcënues me syze të zeza dhe shpirt të zi.

a.m./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edeppsëz FADIL GJOLEKA: 16/12/2022 15:15

    Alba Malltezi si gjithmon brilante trime e me kurajo madhështore. Shkrim më realist e më i pastër ekselent dhe realist. Rrespekt për Zonjën Alba Malltezi. Po të ishin gjith gazetarët si Alba Malltezi sot Shqipria do ishte si Zvicra.

    Përgjigju
  • Ceci me bixhak: 16/12/2022 14:40

    Jovetem i zi por Berisha duhet te ripet i gjalle me bixhak e ti hidhet kripe ne trup kjo i benderman ketij

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 16/12/2022 13:13

    Per kete palopolitikan vrases e mafioz dhe tere kasten mafioze shteterore Amerika duhet te sjell forcen policore dhe ta hetojne e denojne vetem ne Amerike se ketu ķy dilenxhiburre I ka te tere ne thes.

    Përgjigju
    • Indiferenti: 16/12/2022 13:58

      Shkrim kurajoz, realist, por qe strukturat qe duhet ti tregojne vendin i bejne iso.znj Malltezi si gjithmone brilante e drejtperdrejte dhe me integritet

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan