KUBE - Një tjetër ngjitje ekstreme ka ardhur nga ana e francezit Alain Robert. Ai konsiderohet si njeriu merimangë dhe këtë herë është ngjitur në një tjetër ndërtesë në Havana të Kubës. Një ditë më parë ai arriti majën e ndërtesës historike ku në vitet 50 kanë qenë residenza presidenciale e ish-liderit revolucionar Fidel Kastro.
Tek rasti i fundit ai arriti majën e ndërtesës së shtëpive të studentëve në kryeqytetin kubanez. Studentë, banorët lokalë dhe turistë mbajtën frymën e tyre derisa Robert arriti në majë të kësaj ndërtese historike. Atij ju deshën rreth 30 minuta, për të ngjitur ballkonet dhe u shoqërua herë pas here me duartrokitje nga turmat që kishin pushtuar rrugët përreth në sheshin Vedado Havanë.
50 vjeçari zakonisht kryen veprat e tij ekstreme pa mjete dhe masa sigurie ku i vetmi rast pa rrip sigurie ka qenë ngjitja në ndërtesën më të lartë në botë, kullën Burxh Kalifa në Dubai, e cila është e lartë 828 metra. Gjatë karrierës së tij Robert u ngjit në më shumë se 80 ndërtesa të larta në gjithë botë.
Ngjitja e parë e Robert në një ndërtesë ka qenë në moshën 12 vjeccare ku mbeti i mbyllur në shtëpinë e tij dhe i desh të kapërcente 8 kate për të gjetur një dritare të hapur.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com