Njihuni me kujdestarin më të famshëm për qentë. Augusto Deoliveira është drejtuesi i një skuadre të vogël qensh gjermanë, për të cilët përkujdeset dhe i ushtron të sillen me rregull dhe në sinkron me urdhrat e tij. Trajnuesi 23 vjeçar i qenve rrëfen se ka një dhunti të veçantë për të komunikuar me kafshët të cilën sipas tij e ka trashëguar nga gjyshi dhe që prej kohës kur publikoi një video ndërsa shëtiste me 6 qentë e tij të palidhur që e ndiqnin me rregull, u bë një hit në mediat sociale. Gjyshja që është një suport ndaj aftësive të veçanta të Augustos tregon se është shumë krenare për nipin e saj, dhe veçon faktin se kjo është një aftësi e jashtëzakonshme. Augusto jeton në Hyannis në SHBA por është rritur në një fermë i rrethuar nga qen të ndryshëm në Brazil, aty ku zbuloi dhe aftësinë e tij për përkujdesjen dhe trajnimin e qenve. Pas vitesh trajnimi ai mrekullon këdo që e shikon ndërsa kalon nëpër rrugët e qytetit dhe bën ushtrime të ndryshme për qentë, të cilët ndjekin me përpikëri çdo fjalë të tij.
Augusto jeton, ha dhe fle me qentë dhe ndihet shumë i lumtur për mirëkuptimin dhe bashkëjetesën me ta. Shumë nga kalimtarët që e hasin në rrugë ndalojnë për ta fotografuar dhe shumë mbajtës qensh do donin qentë e tyre t’i kuptonin njësoj siç kuptojnë këtë kujdestar magjik kafshësh. Augusto pretendon se mund të shëtisë deri me 15 qen të palidhur njëherësh.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO