Pas propozimit të PS për ndarjen e re territoriale, edhe Partia Demokratike ka ndarë draftin e saj ku propozohet një ndarje me 100 bashki dhe 6 rajone. PD propozon të shtohen 39 bashki të reja, ndër to Sukth, Otllak, Cakran, Frakull, Shishtavec, Bicaj apo Leskovik, Voskopojë e Mokër. Rajonet janë Shkodër, Dibër-Kukës, Tiranë-Durrës, Elbasan-Korçë, Fier-Berat dhe Vlorë-Gjirokastër.
Drafti u është shpërndarë deputetëve të PD, nga bashkëkryetari i Komisionit Luciano Boçi.
“Të nderuar deputetë me miratim të Kryetarit të PD dhe të Kryetarit të grupit ju përcjell listën e bashkive (100) të paraqitur në raport nga ekspertët tane. Secili mund të bëjë më pas prononcimin e vet. Falënderime!” - thuhet në mesazhin e Boçit drejtuar deputetëve të PD.
Lajm në përditësim...
Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë
Komente











