‘Njerku i dinte emrat e atyre që rrëmbyen motrën, vdiq në heshtje’! Murgesha në kërkim të motrës Flora Brunga

Historia e zhdukjes së Flora Brungës mbetet ende e veshur me mister. Dy burra dhe një vajzë u paraqitën në familje, si të paftuar, por pasi drekuan në familjen Brunga u larguan bashkë me të miturën. Këtë histori vjen ta rrëfejë në emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV motër Vera, e cila nuk është vetëm një misionare në shërbim të Zotit, por është edhe motra nga nëna e Florës, e cila ka vite që kërkon të vërtetën për të. Ajo dëshiron të denoncojë këtë rast me kërkesë të nënës së tyre, një 76-vjeçare që jeton me brenga të thella në zemër.

Vetëm një foto e fundit më ka mbetur nga Flora. Këta persona që u paraqitën në familje nuk njiheshin kush ishin. Ata u pritën nga njerku, ndërsa nëna nisi t’u bënte drekën. Nëna nuk din asgjë, sepse nuk ka qëndruar me ta. Unë besoj se këto gjëra ishin planifikuar kohë më parë. Njerku i përcolli, ndërsa motra ka dalë nga ana tjetër, kur nëna dhe babai u kthyen, ata nuk e gjetën motrën në shtëpi. Dyshojmë se një person i fshatit i ka drejtuar në familjen tonë. Ata kanë pyetur se ku është shtëpia e Prengës, por askush nuk i ka njohur në fshat.

Asgjë nuk u mor vesh nga biseda që ata bënë me babain e Florës, pasi ai mori me vehte në varr të vërtetën për të bijën dhe nuk nxorri kurrë asnjë fjalë për këtë histori.

Babai ka ditur diçka për motrën, por ai nuk foli. Ai ishte babai Florës, ndërsa për mua njerku. Ka patur diçka në mes, ndoshta edhe ai është mashtruar. Nuk e dijmë çfarë biseduan ata persona me njerkun, por më vonë na ka pohuar se vajza kishte dashur vetë të largohej. Ai nuk e denoncoi kurrë zhdukjen e motrës. Babai nuk e linte asnjëherë vetëm vajzën, ndërsa me nënën Flora nuk shprehej shumë. Unë dyshoj se është trafikuar. Ajo ishte një vajzë e shkathët. Ndoshta tmerri i fillimit ku është mbajtur, nuk e ka lënë të gjej forcën të reagojë sot. Ndoshta ka dëshirë të kthehet, por për shkak të jetës që ka bërë nuk gjen guximin. Vetëm ta di që është gjallë’. 

Pasi u largua nga banesa, u pa në fshat nga banorët e zonës teksa largohej sëbashku me dy burrat dhe një vajzë, në drejtim të Troshanit, aty ku mbërrin një tjetër dëshmi. Një shoqe e motrës së saj e ka takuar, madje e ka pyetur se cilët ishin ata persona, ndërsa Flora e kishte gënjyer duke i thënë se ishin kushërinjtë e saj. Djemtë rreth të 40-tave kishin ecur përpara, ndërsa u dëgjuan të flisnin në dialegtin tosk. Të paktën kaq detaje ka mundur të zbulojë dëshmitarja e fundit, që pa Florën të largohej pa e kthyer më kokën. Në një lidhje live nga Dajçi i Lezhës, nëna e 39-vjeçares Lena Brunga foli edhe për një letër që mbërriti dorazi në familje, pak kohë pasi Flora kishte humbur gjurmët. 

Atë letër e çuan ata persona që e kishin nisur vajzën. Nuk ishte letër e ardhur me postë. Nuk besoj se e ka dërguar Flora ime. Letrën e sollën dorazi dhe aty shkruhej me shkrim dore: Mbërrita në Itali dhe jam mirë, Flora’-rrëfen nëna e të humburës

VIDEO/Emisioni i plotë "Pa Gjurmë'

1616517769_1616516729IPLOTIOK.jpg

Flora Brunga

 

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/03/2021 02:30

    Shume histori e trishte,nuk e di situaten ekonomike te familjes,por tingellon sikur vete babai e ka shitur,ose ka qene aq naiv,sa e ka derguar me bese ne Itali, per nje jete me te mire.Kjo motra qe eshte murgeshe,mendoj qe duhet te lidhet me Vatikanin,sepse kishat kane steheza ku ka patur raste ku jane strehuar njerez te trafikuar,ose te keqtrajtuar.Po keshtu dhe Charity,Kryqi i Kuq,deri dhe vete policia italiane,e cila mund te kete te regjistruar persona te tille.Gjithashtu do te ishte mire, (ne se i ka pare vete keta 3 persona, atehere kur i erdhen ne shtepi),te kujtoje imazhin pamor te tyre ,(edhe ajo shoqja e Flores mund te ndihmoje).Vertet kane kaluar shume vite,por ngjarja ka qene kaq dramatike,sa mund te kete lene gjurme ne subkoshience.Ka mundesi, qe keta njerez te jene te njohur per njerezit e rendit.Edhe pse me kohen mund te kene ndryshuar fizikisht,akoma mund te krijohet nje identikit i tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë