Njësitë e lëvizshme të vaksinimit në Durrës, Manastirliu apelon për vaksinim: Rrezik nga varianti Delta

DURRËS- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit me njësitë e lëvizshme në zonën e Sukthit, në periferi të Durrësit, ku ka bërë apel për qytetarët të vaksinohen, për t’u mbrojtur nga COVID-19. Manastirliu tha se janë 7 njësi të lëvizshme vaksinimi që operojnë kryesisht në Tiranë dhe Durrës, për të rritur mbulesën vaksinale.

“Mjekët e familjes kanë bërë një punë shumë të mirë për të lajmëruar të gjithë qyetetarët. Nga ana tjetër, janë 7 njësi vaksinimi, të cilat operojnë kryesisht në zonën e Tiranës, Durrësit por edhe në qytete të tjera, për të rritur mbulesën vaksinale dhe fokusi ynë do të jetë pikërisht në këto qytete, ku mbulesa vaksinale ende nuk është shumë e lartë dhe ka ende nevojë për të ndërgjegjësuar popullatën dhe për të vajtur derë më derë, për të kryer procesin e vaskinimit, që është me rëndësi primare”, tha Manastirliu.

Duke folur për rrezikun e përhapjes të variantit Delta, Manastirliu tha se është një moment për ndërgjegjësim, pasi vaksinimi nuk është vetëm përgjegjësi e strukturave shëndetësore por edhe qytetarëve.

“Tashmë me alertin e variantit të ri Delta është një moment për ndërgjegjësim, ku secili prej nesh, edhe në aspektin e strukturave shëndetësore por edhe sa i përket qyetetarëve, duhet të ndërgjegjësohen, pikë së pari për të mbrojtur shëndetin e tyre, por nga ana tjetër, duke mbrojtur shëndetin e tyre, mbrojnë edhe shëndetin e familjarëve, miqve, të afërmve. Ndaj, vaksinim, vaksinimin, vaksinimin, sepse vetëm nëpërmjet vaksinimit ne do mundemi të luftojmë virusin dhe të nuk do lejojmë që ai të përhapet dhe sidomos variantet e reja, që është edhe varianti Delta në qarkullim që e ka rritur shumë transmetueshmërinë dhe ne po e shohim që edhe në vendin tonë, kemi një rritje të lehtë të rasteve. Dhe për të thënë të vërtetën jemi të shqetësuar sepse rritja e rasteve, më pas sjell edhe rritje të hospitalizimeve e dhe kjo do të thotë që ne duhet të rrisim shumë vaksinimin, në mënyrë që të shmangim çdo rritje të hospitalizimeve dhe sigurisht që atë që ne nuk e duam, që janë fatalitetet. Ndaj pa asnjë hezitim, ftoj dhe një herë të gjithë qytetarët të mos e lënë për nesër vaksinën, të mos neglizhojnë në kryerjen e vaksinës sepse është jetëshpëtuese dhe na mbron të gjithëve”, tha Manastirliu.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1.082.424 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Prej tyre 472.886 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID. Vaksinimi masiv vijon edhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet, krahas vaksinimit në pikat e përqendruara të vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore kudo në vend. Java e vaksinimit të hapur për qytetarët +18 vjeç vijon deri të dielën, nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes, për të kryer pa kufizim vaksinën anti-COVID.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Durrës, nis kampionati botëror i shahut për fëmijë! 380 pjesmarrës, presidenti Begaj: Shqipëria motivuese e talenteve

Durrës, nis kampionati botëror i shahut për fëmijë! 380 pjesmarrës, presidenti Begaj: Shqipëria motivuese e talenteve