Njihuni me Endrin, Roen dhe Enea, tre fizioterapistët te Infektivi në shërbim të pacientëve me COVID! Çomo: Jeni një vlerë e shtuar

Njihuni me Endrin, Roen dhe Enea, tre fizioterapistët te Infektivi në shërbim të pacientëve me COVID! Çomo: Jeni një vlerë e shtuar

Doktoreshë Najdada Çomo dhe tre fizioterapistët

TIRANË- Një rol të rëndësishëm, por që nuk kanë marrë një vëmendje aq të madhe në betejën me COVID-19 janë dhe fizioterapistët.

Për këtë arsye, doktoreshë Najada Çomo, Shefja e Shërbimit Infektiv ka zgjedhur që t'i falenderojë ato publikisht.

"Një nga punët e mëdha me pacientet e shtruar me COVID-19, në spital, është edhe trajtimi me Fizioterapi! Faleminderit shumë Endri, Roen, Enea, që me profesionalizëm, durim, guxim, dashuri, i ofroni kaq shumë pacientëve tanë prej shumë muajve! Jeni vlerë e shtuar në shërbimin ndaj këtyre pacienteve ! Ju shpreh Mirënjohjen maksimale", shkruan Çomo.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb